LAJMI I FUNDIT:

Rekomandimi i radhës i BE-së për Maqedoninë, i kushtëzuar?

Rekomandimi i radhës i BE-së për Maqedoninë, i kushtëzuar?

Komisioni Evropian (KE) do t’i publikojë në nëntorë, raportet vjetore të përparimit të vendeve të procesit të zgjerimit të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe kësaj radhe pritet që Maqedonia të merr një porosi të kushtëzuar për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Siç njofton korrespondenti në Bruksel i agjencisë së lajmeve AIM, porosia e tetë me radhë do të jetë e kushtëzuar me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe të reformave parësore, përfshirë zgedhje të besueshme dhe të pranueshme parlamentare të 11 dhjetorit të këtij viti.

Përndryshe, që nga 2004, kur Maqedonia nëshkroi MSA-në me BE-në, sivjet për herë të parë u anulua Këshilli për stabilizim asocim për t’u shtyrë për në vjeshtë, megjithatë nuk ka paralajmërime, nëse do të mbahet dhe kur do të mbahet ky këshill./Telegrafi/