LAJMI I FUNDIT:

Rekomandimet e Avokatit të Popullit nuk merren seriozisht nga institucionet

Rekomandimet e Avokatit të Popullit nuk merren seriozisht nga institucionet

Rekomandimet e Avokatit të Popullit, për rastet e dhunës në familje dhe të dhunimit të 11-vjeçares, nuk po merren seriozisht nga institucionet përgjegjëse. Shkaku i moszbatimit të rekomandimeve, sipas shoqërisë civile, po vjen deri te përsëritja e rasteve të rënda.

Në 4 raporte të Avokatit të Popullit, për 3 vrasje që paraprakisht viktimat kishin raportuar dhunën në familje, e dhunimin e 11-vjeçares, Policia e Kosovës, ka marr më së shumti rekomandime, si shkak i neglizhencës e dështimit gjatë trajtimit të tyre.

Për përmirësim të qasjes karshi këtyre rasteve, dhe për dhënie të llogarisë ndaj zyrtarëve që dështuan, Avokati i Popullit, ka nxjerr rekomandime për Këshillin Prokurorial e atë gjyqësor të Kosovës.


Nga Policia e Kosovës, nuk kanë kthyer përgjigje, derisa në Këshillin Gjyqësor e atë prokurorial kanë thënë se çdo herë rekomandimet e këtij institucioni janë marr parasysh.

Edhe KPK-ja ka thënë se raportin e fundit për 11-vjeçaren është duke u trajtuar.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka pranuar raportet e Avokatit të Popullit sa u përket rasteve që keni përmendur dhe çdoherë iu ka përgjigjur AP-së lidhur me rekomandimet që kanë pasur të bëjnë me KPK-në. KPK-ja poashtu ka pranuar edhe raportin e fundit lidhur me rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë dhe autoriteti kompetent është duke e trajtuar dhe Avokati i Popullit do t’i informohet me kohë. Autoriteti kompetent në kuadër të KPK-së, pas shpalljes së Aktgjykimit për rastin e Sebahate Morinës, ka ndërmarrë masat e nevojshme, duke bërë kërkesë për hapjen e procedurës disiplinore ndaj një prokurori”, thuhet në përgjigjen e KPK-së.

Apeli anulon aktvendimin e Gjykatës Themelore për hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj pesë të dyshuarve në rastin e 11-vjeçares
Lexo po ashtu Apeli anulon aktvendimin e Gjykatës Themelore për hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj pesë të dyshuarve në rastin e 11-vjeçares

Zëvendësja e Avokatit të Popullit, Anita Çavdarbasha – Korenica, rikujton obligimin e institucioneve për zbatimin e tyre.

“Është e rëndësishme shumë që rekomandimet e Avokatit të Popullit, të merren parasysh për arsye se këto rekomandime, parashihen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në të cilën avokati i Popullit ka të drejtë të propozojë masa dhe rekomandime për institucionet”, ka deklaruar, Anita Çavdarbasha- Korenica – zëvendëse e Avokatit të Popullit

E Arrita Rezniqit, hulumtuese në IKD, thotë se mos marrja parasysh e këtyre rekomandimeve, rrit edhe mungesën e llogaridhënies nga institucionet përgjegjëse.

“Rekomandimet që jepen të zbatohen në praktikë, të merren seriozisht dhe pastaj të përmirësohet situata në trajtimin e këtyre rasteve në të ardhmen, e që fatkeqësisht kjo asnjëherë nuk ka ndodhur, dhe në vazhdimësi po kemi përsëritje të këtyre rasteve, po kemi dështim të institucioneve, të zinxhirit institucional në trajtimin e këtyre rasteve dhe pasojat po i bartin qytetarët në veçanti grupet e ndjeshme”, ka thënë ajo.

Në raportin e fundit të publikuar nga Avokati i Popullit gjatë këtij muaji, është trajtuar rasti i dhunimit të 11-vjeçares, 2 herë brenda pak muajsh. Njëri nga 8 institucionet, që i është dhënë vërejtje është Qendra për Punë Sociale në Prishtinë.

Hidhet aktakuza ndaj pesë të akuzuarve lidhur me dhunimin e 11-vjeçares
Lexo po ashtu Hidhet aktakuza ndaj pesë të akuzuarve lidhur me dhunimin e 11-vjeçares

“Ka edhe disa mangësi të veta ky raport, por sido që të jetë ne i kemi marr shumë seriozisht rekomandimet e avokatit te Popullit, sidomos kur bëhet fjalë me plotësimin e stafit, kjo është një e mete e kahmotshme, për qendrat për punë sociale, e kemi shqyrtuar këtë raport dhe e kemi diskutuar me kryetarin e komunës me zyrtarë për burime njerëzore, dhe menjëherë kemi hapur konkurs edhe për 7 zyrtarë të rinj”, ka deklaruar Vebi Mujku – drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë

Së voni, Këshilli Prokurorial, vetëm pas nxjerrjes së aktgjykimi nga Gjykata Kushtetuese, që konstatonte se Sebehate Morinës i ishte shkelur e drejta për jetë, ndërmori hapa duke nisur procedura disiplinore ndaj prokurorit të rastit.

Një konstatim të tillë, se institucionet kishin dështuar t’i ofronin siguri të ndjerës, avokati i Popullit e kishte nxjerrë në vitin 2021.

Por, në raportin e fundit të Avokatit të Populli, për vitin 2022, theksohet se vetëm 23% të institucioneve kanë zbatuar rekomandimet që janë dhënë, e rreth 70% janë ende në pritje. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori