Portieri i Napolit, Pepe Reina, ka thënë se me shitjen e Gonzalo Higuain te Juventusi vetëm është forcuar klubi napolitan.

Spanjolli ka thënë se me shitjen e sulmuesit argjentinas kjo vetëm i ka ndihmuar ata të rrisin nivelin e skuadrës.


"Higuain? Shitja e tij na ka lejuar të transferojmë lojtarë të ndryshëm për të përmirësuar një ekip që vitin e kaluar ishte i mirë", ka thënë Reina.

Reina më herët kishte thënë se Higuain për napolitanët është tradhtarë, ashtu si Luis Figo për tifozët Barcelonës. /Telegrafi/

telegrafi sport app