LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohet tërmet në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Regjistrohet tërmet në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Tërmet me fuqi prej 2.9 shkallëve Rihter këtë mëngjes është regjistruar në rajonin e Mavrovës.

Tërmeti është regjistruar në orën 06:15, ndërsa nga Observatori Seizmologjik thonë se epiqendra ka qenë 65 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Sipas të dhënave të fundit, ky tërmet është ndjerë nga popullata në Mavrovë, Gostivar, Tetovë, Dibër, Ohër dhe Kërçovë me intensitet prej III gradë sipas shkallës makroseizmike Evropiane.