Regjistrohen disa tërmete në Maqedoni

Disa tërmete këtë mëngjes kanë shqetësuar banorët e Pehçevës, Berovës dhe rrethinës.
Observatori seizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup sot ka regjistruar seri të tërmeteve, epiqendra e të cilëve ka qenë 115 kilometra në juglindje të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo seri e tërmeteve më fuqishëm është ndjerë në Pehçevë, Berovë dhe rrethinë/
Koha dhe fuqia e tërmeteve janë: 10:00 - 3 shkallë Rihter, 10:17 - 2.3 shkallë Rihter, 10:19 - 2.6 shkallë Rihter, 10:27 - 3.1 shkallë Rihter dhe në orën 10:54 me fuqi 2 shkallë Rihter./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/10/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































