LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohen disa tërmete në Maqedoninë juglindore

Regjistrohen disa tërmete në Maqedoninë juglindore

Seri prej katër tërmeteve janë ndjerë në Maqedoninë juglindore mbrëmë në periudhën prej orës 23 deri 24. Epiqendra e tërmeteve ka qenë në Greqi, afërsit 20 kilometra larg Dojranit.

Tërmeti i parë është regjistruar në orën 23:13 me fuqi prej 4 shkallëve Rihter, të cilin më shumë e kanë ndjerë banorët e Gjevgelisë, Dojranit, Bogdancit dhe Strumicës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas gjashtë minutave janë regjistruar edhe dy tërmete me fuqi prej 3.7 dhe 3.2 shkallë Rihter. Ndërsa tërmeti i fundit është regjistruar në orën 24 me fuqi prej 3.6 shkallëve./Telegrafi/