Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.635 testime për coronavirus, ndërsa 277 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 141, Prilep - 23, Manastir - 20, Kumanovë - 17, Kavadar - 14, Veles dhe Ohër - nga 9, Kërçova dhe Strumicë - nga 7, Gostivar, Kriva Pallanka dhe Struga - nga 4, Gjevgjeli - 3, Bogdanci, Koçani, Negotina, Resnja dhe Tetova - nga 2, Vallandova, Dibër, Kratovë, Krushevë dhe Shtip - nga 1.


Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 8 pacientë, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 6 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 28 shkurt deri 3 mars 2022.

Kurse ISHP ka regjistruar 132 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 301.293, prej të cilëve 289.978 janë shëruar, ndërsa 9.137 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (12 mars) është 2.178./Telegrafi/