Regjistrohen 1.554 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.153 testime për coronavirus, ndërsa 1.554 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 825, Tetovë - 82, Kumanovë - 70, Kavadar - 62, Manastir - 59, Veles - 51, Prilep - 49, Gostivar - 44, Strumicë - 33, Ohër dhe Gjevgjeli - nga 32, Negotinë - 30, Koçani - 21, Shtip dhe Kërçovë - nga 20, Struga - 16, Shën Nikolla - 15, Resnja - 12, Berova dhe Vallandova - nga 10 secila, Radovishi - 9, Kriva Palanka dhe Dellçeva - 8, Vinica - 7, Kratovë - 6, Bogdanci dhe Demir Kapi - nga 5, Dibër - 4, Probishtip, Krusheva dhe Makedonski Brod - nga 2, Demir Hisar, Makedonska Kamenica dhe Pehçevë - nga 1.
MSH informon se në 24 orët e fundi janë regjistruar 22 pacientë të vdekur, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 12 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 30 janar deri 6 shkurt 2022.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 1.843 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 282.147, prej të cilëve 261.741 janë shëruar, ndërsa 8.658 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (9 shkurt) është 11.748./Telegrafi/



















































