LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni drejt fundit, ESHS bën thirrje që qytetarët të kenë durim

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni drejt fundit, ESHS bën thirrje që qytetarët të kenë durim

Procesi i regjistrimit të popullsisë, amvisërisë dhe banesave në Maqedoninë e Veriut, është duke iu afruar fundit. Enti Shtetëror për Statistika informon se regjistruesit janë në terren dhe punojnë me intensitet maksimal për të mos lënë asnjë qytetar pa regjistruar.

ESHS gjithashtu ju bën apel qytetarëve të kenë durim, duke theksuar se regjistruesit ende janë në terren dhe do të vizitojnë çdo shtëpi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dëshirojmë t’i rikujtojmë qytetarët se duhet t’i kontrollojnë legjitimimet e regjistruesve dhe t’i pranojnë vetëm ata të cilët kanë legjitimim nga Enti Shtetëror i Statistikave. Gjithashtu, dëshirojmë të theksojmë se të dhënat nga regjistrimi janë vetëm për qëllime të statistikave dhe do të publikohen si të përgjithshme, në asnjë mënyrë si të dhëna personale. Askush nuk ka qasje në të dhënat personale, ndërsa i gjithë procesi i përpunimit do të jetë i automatizuar dhe pa subjektivizëm”, thonë nga ESHS.


Gjithashtu, ata kërkojnë nga qytetarët që të mos bien pre e provokimeve dhe presioneve, si dhe t’i japin të dhënat e tyre pa asnjë frikë për keqpërdorim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori