LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi në Maqedoni do të zbatohet prej 5 deri 30 shtator, autoritetet sigurojnë se nuk do të ketë shtyrje të re

Regjistrimi në Maqedoni do të zbatohet prej 5 deri 30 shtator, autoritetet sigurojnë se nuk do të ketë shtyrje të re

Me marrëveshje politike, për shkak të pandemisë COVID-19, regjistrimi i popullsisë u shty për në muajin shtator, ndërsa zgjedhjet lokale për në muajin tetor.

Derisa partitë politike janë duke u marrë me përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale, drejtori i Entit Shtetëror për Statistika Apostoll Simovski, siguron se regjistrimi do të bëhet në periudhën e planifikuar dhe se nuk do të ketë shtyrje të re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Simovski dje tha se ndiqet me vëmendje situata epidemiologjike dhe se regjistrimi do të bëhet sipas afateve dhe protokolleve të parapara për mbrojtje, ndërsa regjistruesit tha se do të vaksinohen në muajin gusht.


“Normalisht se do të varet nga situata epidemiologjike, por nuk pritet ndonjë valë e madhe tek ne siç ishte në muajt prill dhe mars të këtij viti. Ajo që sigurisht do ta bëjmë është se ne regjistrimin do ta zbatojmë dhe se do të sillemi sikur jemi në valën më të madhe, duke i respektuar të gjitha masat”, tha Simovski.

Ai shtoi se atje ku do të ketë mundësi dhe do ta lejojnë kushtet klimatike, regjistrimi do të bëhet në ambiente të hapura.

Ndryshe, procesi i regjistrimit të mërgimtarëve është në rrjedhë nëpërmjet platformës së ESHS-së, dhe i njëjti do të zgjasë deri më 30 shtator.

Ndërsa regjistrimi i qytetarëve rezident në RMV, duhet të fillojë më 5 shtator./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori