Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut do të realizohet në shtator, por deri atëherë do të vazhdojë regjistrimi i diasporës apo i shtetasve që jetojnë jashtë kufijve shtetëror.
Por, sipas zëvendësdrejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës, Ilmi Selami, ky proces po realizohet me ritme të ngadalta që kur u mor vendimi për shtyrjen e regjistrimit për në shtator.
Ky procesi ishte paraparë të realizohej në muajin prill të këtij viti, por për shkak të pandemisë, partitë vendosën shtyrjen e tij, por jo edhe regjistrimin e diasporës, që do të vazhdojë deri në regjistrimin e popullsisë brenda territorit të shtetit në shtator.
Regjistrimi i diasporës nisi me një fushatë të fuqishme vetëdijesuese që përfshiu edhe liderët e Shqipërisë dhe në veçanti të Kosovës, të cilët bënë thirrje për regjistrimin e çdo shqiptari që është shtetas i Maqedonisë së Veriut që jeton jashtë kufijve të saj.
Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Ilmi Selami thotë për Radion Evropa e Lirë se deri më tani janë regjistruar rreth 190 mijë shtetas që jetojnë jashtë vendit, ndërsa pritjet janë që ky numër të arrij deri në 350 mijë.
“Procesi i regjistrimit mbahet gjallë dhe shpresojmë se deri në fund do të regjistrohen të gjithë pjesëtarët e diasporës. Tani kemi një proces të ngadalësuar, ndoshta është edhe normale sepse afati i zgjatur i mundësisë për t’u regjistruar i ka dhënë mundësinë njerëzve që të ndihen më të lirë dhe regjistrimin ta bëjnë në një afat më të gjatë. Nuk është ajo tempo që ishte në fillim”, thotë Selami.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të drejtat e tyre i realizojnë në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, që ishte arritur pas luftës së vitit 2001.
Me ndryshimet kushtetuese, të drejtat e tyre janë rregulluar në bazë të përqindjes së tyre në shtet. Përveç maqedonishtes, gjuhë zyrtare në këtë vend është edhe gjuha të cilën e flasin mbi 20 për qind të popullatës jomaqedonase, që i bie të jetë gjuha shqipe edhe pse nuk përmendet si e tillë. Në bazë të këtij formulimi kushtetues, shqiptarëve u sigurohet edhe të drejtat e tjera kombëtare, si përfaqësimi adekuat në institucione, përdorimi i simboleve kombëtare, gjuhësore e kulturore.
Regjistrim i fundit është mbajtur në vitin 2002 dhe shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ka 25.17 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë 2 milionëshe.
Por, partitë shqiptare në vazhdimësi kanë pretendime se numri i shqiptarëve është i lartë.
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në një tribunë të partisë së tij, Lidhjes Social Demokrate në qytetin e Dibrës, ka thënë se regjistrimi duhet të mbahet dhe se ai nuk brengoset për atë se çfarë përbërje etnike do të ketë Maqedonia e Veriut.
“Në shtator pres që më në fund të realizojmë regjistrimin e popullsisë. Aspak nuk e kam dert se sa do të jenë maqedonas, shqiptarë, turq, romë apo vlleh. Të gjithë janë populli im. Qytetarë të barabartë të këtij shteti. Regjistrimi bëhet për popullin”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.
Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Ilmi Selami gjithashtu beson se regjistrimi do të mbahet për shumë arsyeje jo vetëm për atë që ka të bëjë me përbërjen etnike të popullatës, por dhe për ato që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit.
“Të gjitha arsyet janë shterur për ndonjë shtyrje të re apo mosmbajtje të regjistrimit. Ne jemi të sigurt se regjistrimi do të mbahet nga pesë deri 30 shtator, sikur i popullatës rezidente ashtu edhe mërgatës. Pra, presim që në shtator të mbyllim me sukses këtë proces”, thotë Selami.
Partitë opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM dhe “E Majta” thonë se janë kundër metodologjisë së paraparë, e cila sipas tyre “do jetë në dëm të interesave kombëtare”, meqë këto parti pretendojnë se me përfshirjen në regjistrim të diasporës do të ndryshohet përbërja etnike e popullatës, në favor të shqiptarëve./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Dhunimi i të miturës në Prishtinë, prokuroria thotë se po mbahet seancë dëgjimore ndaj katër të dyshuarve - tre të tjerëve iu parashtrohet masa e paraburgimit

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet