Forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad, 358 herë e kanë shkelur armëpushimin e arritur në Siri me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë më 30 dhjetor të vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Rrjeti për të Drejtat e Njeriut në Siri (SNHR) publikoi një raport ku thuhet se armëpushimi i arritur në Siri në muajin e kaluar është shkelur gjithsej 366 herë, ku shkelësi më i madh është regjimi i Asadit dhe grupet e huaja terroriste besnike të regjimit.
Ushtria e regjimit sirian dhe grupet militante pas të cilave qëndron Irani kanë shkelur 315 herë armëpushimin.
Bëhet fjalë për 108 sulme në Hama, 51 sulm në Halep, 46 në periferi të Damaskut, 41 sulme në Idlib, 37 në Homs, 22 në Derai, gjashtë në qendër të Damaskut, tre në Haseki dhe një në Deyr ez-Zur.
Në këto sulme janë vrarë të paktën 95 civilë dhe pesë kryengritës të armatosur dhe në mesin e civilëve të vrarë ishin të paktën 24 fëmijë.
Raporti thotë se forcat ruse që mbështesin regjimin e Asadit muajin e kaluar kanë shkelur 43 herë armëpushimin në Siri, me rreth 25 sulme në Idlib, 15 në Halep, dhe tre në Hama.
Në anën tjetër, forcat e opozitës siriane në të njëjtën periudhë kanë shkelur gjithsej tetë herë armëpushimin e arritur. Bëhet fjalë për sulmet që i kanë kryer në Halep dhe Hama.
SNHR i bën thirrje Rusisë si garantuese e armëpushimit të arritur të mos e shkelë të njëjtën, por të shtojë presionin mbi regjimin e Asadit në përputhje me marrëveshjen.
Armëpushimi në Siri hyri në fuqi më 30 dhjetor të vitit të kaluar, kurse në konferencën ndërkombëtare mbi Sirinë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, delegacionet e Turqisë, Rusisë dhe Iranit ranë dakord për krijimin e mekanizmit trepalësh për monitorimin e marrëveshjes së arritur për t’i dhënë fund konfliktit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke
Marco Rubio: Ukraina dhe Rusia duhet të bëjnë kompromise për të përfunduar luftën
Detaje të reja mbi aksidentin ajror në Washington D.C
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?