Ministria e Punës dhe Politikës Sociale planifikon që me ndryshimet e Ligjit për mbrojtje sociale të kthejë një pjesë të popullatës së aftë për punë, që aktualisht është pranuese e ndihmës së garantuar minimale sociale. Kjo sipas këtij dikasteri pritet të zbusë edhe mungesën e fuqisë punëtore në shtet.
Synimi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, është që sa më shumë qytetarë që janë në sistemin e mbrojtjes sociale apo përfitues të ndihmës minimale të garantuar, të aktivizohen në tregun e punës. Njëherësh shtohet se qytetarët nuk duhet gjatë të mbesin në sistemin e mbrojtjes sociale, por nevojitet që të fuqizohen ekonomikisht.
Ndër ndryshimet e tjera që parashikohen, paralajmëron ministrja Jovanka Trençevska, është pamundësia që të refuzohet puna, kur ajo do t’i ofrohet nga ana e shtetit për pranuesit e ndihmave sociale. Me fjalë të tjera, pritet shtrëngimi i politikave të ndihmës sociale, për t’u mundësuar përfituesve të ndihmës sociale që të inkuadrohen në tregun e punës.
“Ndryshimet në Ligjin për mbrojtje sociale janë në atë drejtim, me qëllim që të mos refuzohet puna nga ana përfituesve të ndihmës minimale të garantuar. Njëherësh duhet të forcojmë kriteret që u lehtësuan për shkak të krizës së KOVID dhe të lirojmë sistemin e mbrojtjes sociale. Pra ka ardhur koha të shtrëngojmë kriteret, dhe ata që janë prej 3 vitesh, që ndihen komod dhe të rehatuar , dhe punojnë në ekonominë gri, t’i kthejmë sërish në tregun e punës me një lloj lehtësimi në zonën e mbrojtje sociale që të mos i humbasin të gjitha të drejtat e tyre”, thekson Trençevska.
Sipas saj, synimi është të zvogëlohet shuma e madhe e akorduar nga shteti për asistencë sociale.
Në vend, 36.000 amvisëri pranojnë ndihmë të garantuar sociale. Në rast se edhe kjo masë nuk ndihmon në gjetjen e fuqisë punëtore që mungon në shtet, atëherë do të shqyrtohet edhe ardhja e fuqisë punëtore nga bota e tretë, apo nga shtetet jashtë Evropës.
Sistemi i mbrojtjes sociale me reformat në vitin 2019 e rriti ndihmën minimale të garantuar sociale për 300 për qind dhe sot një familje katër anëtarëshe merr rreth 11-12 mijë denarë mbështetje financiare nga shteti vetëm në bazë të ndihmës minimale të garantuar./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, në disa rrugë ka ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës
Ndahet nga jeta e kryepeshkopi Anastas Janullatos, Spiropali: Kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova