Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit G.K., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e tij për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.
Gjykata e shkallës së parë, pas shqyrtimit të provave, kishte ardhur në përfundim se në veprimet e të dënuarit formohen elementet e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, ngase i dënuari edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se me veprimet e tij i tejkalon kompetencat e tij, sepse i njëjti ka qenë përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit të testimit me shkrim për patentë shofer në cilësinë e ekzaminerit, me dashje ka tejkaluar kompetencat duke i treguar pyetjet e sakta kandidates- të dëmtuarës Sh.H., e cila nuk kishte njohuritë e duhura për kalimin e testit me shkrim për patentë shofer.
Edhe kolegji i Gjykatës Supreme ka konstatuar se në veprimet inkriminuese të të dënuarit G.K., përmbushen të gjitha elementet e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par.1 të KPRK, për çka nuk janë të bazuara as pretendimet për shkeljen e ligjit penal.
“Ngase i dënuari në rastin konkret ka tejkaluar kompetencat e tij të përcaktuara sipas Ligjit nr.05/L-064 për patentë shofer, nga neni 60 dhe neni 15 i Udhëzimit administrativ nr. 14/2017 për dhënien e provimit për patentë shoferë me qëllim që të dëmtuarën ta kaloi në testin teorik për patentë shoferë në kundërshtim me kërkesat dhe kushtet e ligjit dhe udhëzimit administrativ për patentë shoferë, e që sipas obligimeve ligjore, sipas kësaj dispozite, i dënuari si ekzaminer, është dashur që të ndërmerr të gjitha veprimet e parapara në këtë dispozitë, për të parandaluar kalimin e kandidatit pa njohuri përkatëse të testit teorik për patentë shoferë e jo të ndërmerrte veprimet direkte duke i treguar kandidates përgjigjet e sakta të testit teorik, kështu që i dënuari ka vepruar në kundërshtim me detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me ligj”, thuhet në njoftim.
G.K., është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj si dhe i është shqiptuar edhe dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimet publike në kohëzgjatje prej tri viteve, i cili do të fillon të ekzekutohet pas mbajtjes së dënimit me burgim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë