Gjykata Supreme ka pranuar ankesat e fundit të kandidatëve për kryetarë dhe asamblistë në zgjedhjet lokale 2021, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Me aktgjykimin AA.nr 81/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si te pabazuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, sipas të cilit, Listës Serbe i është shqiptuar dënim me gjobë në lartësi prej 10,100.00 euro, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët, për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të datës 14.11.0221.
Me aktgjykimin AA nr. 82/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik, GI Srpska Narodna Sloga, e paraqitur kundër vendimit të PZAP-së. Ankesa e S.S., kandidat për kryetar të komunës Kllokot, nga subjekti politik, GI Srpska Narodna Sloga po ashtu lidhet me vendimin e PZAP-së sa i përket shitblerjes së votave në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në këtë komunë.
Ndryshe, me aktgjykimin AA.nr 84/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka pranuar si pjesërisht të bazuar ankesën e kandidatit B.Xh., nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Dragash, dhe ka ndryshuar vendimin e PZAP-së, Anr. 1143/2021 në pjesën e II të dispozitivit të tij, duke urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të organizojë përsëritjen e procesit të votimit nga jashtë, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021, për kryetar të komunës së Dragashit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!