Pavarësisht deklaratave të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq se refuzojnë planin franko-gjerman dhe braktisjes së institucioneve të Kosovës nga serbët në veri, njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, vlerësojnë se plani franko-gjerman është ende aktiv dhe në tryezë të palëve.
Sipas tyre, konsultimet e nivelit më të lartë politik për të njëjtin po vazhdojnë, por Serbia mund të adresojë kushte për shkak të gjendjes në veri.
Njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci, thotë për KosovaPress, se në fazën aktuale, plani franko-gjerman për dialogun është opsion real për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Konsultimet e nivelit më të lartë politik në kuadër të dialogut po vazhdojnë. Plani franko-gjerman është ende aktiv dhe në tryezë të palëve. Është bërë mirë që Kosova nuk nxitojë për të kthyer përgjigje në publik, por i ka deponuar mendimet e saja tek Gjermania dhe Franca. Ende nuk dina se çka përmban ai plan, por me aq sa kemi kuptuar përmes mediave dhe burimeve të ndryshme, për këtë fazën që jemi tani mund të vlerësohet si një opsion real për të kaluar një problem që e kemi në vazhdim e sipër, duke pasur parasysh edhe rrethanat gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë”, deklaron Raci.
Më skeptik për planin franko-gjerman është njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi.
Ai për KosovaPress thotë se plani franko-gjerman është ende valid, mirëpo për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale dhe braktisjes së institucioneve nga serbët, i njëjti është vendosur në plan të dytë.
“Shiko sa naiv dalim në politikën e jashtme, ne merremi me targa dhe implementim të vendimit, kur nuk e kemi edhe komunitetit serb në asnjë institucion. Ne asnjëherë s’po flasim për çështje strategjike se si t’i qasemi planit franko-gjerman, po flasim tërë kohën për targa dhe si të kthehemi në gjendjen e mëparshme. Kjo është një autogol i Qeverisë së Kosovës, pavarësisht si ata po mundohen të argumentojnë të drejtën ligjore. Plani gjermano-francez duhet të ketë një koordinim mes gjithë spektrit shqiptar që të jepet një përgjigje e qartë…Nëse pala kosovare ka pranuar planin, por njëjtën kohë ka marrë këtë vendim (për targa), diçka nuk po përputhet në këtë mesë. Nëse ne kemi pranuar planin, ne jemi pala fituese, por pala fituese nuk bënë probleme për me zbeh problemin…Plani nuk bie, por tashmë pala serbe ka kushte, Serbia thotë se njëherë duhet të plotësohen kushtet sepse gjendja në teren është e rrezikshme dhe t’i nuk mund të flasësh për planin derisa nuk e zgjidh çështjen në teren”, thotë ai.
Madje, Arifi shprehet kritik ndaj ekzekutivit që nuk e ka shtyrë me kohë vendimin për targat, pasi tani vlerëson se kërkesat e ShBA-së janë eksplicite.
“Tashmë jemi para aktit të kryer, kemi dy kërkesa nga komuniteti serb, po ashtu të njëjtat vijnë edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Po e shohim se ShBA-ja në mënyrë eksplicite po kërkon shfuqizimin e vendit, kthimin e serbëve në institucione dhe fillimin sa më shpejt të formimit të Asociacionit”, shton Arifi.
Krerët institucional në Kosovë janë shprehur në favor të planit franko-gjerman për dialogun. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës