Ministria e Arsimit e Maqedonisë së Veriut ka intensifikuar takimet me drejtues të shkollave, mësimdhënës, e shoqata të ndryshme lidhur me reformat në arsimin fillor, që duhet të nisin nga viti i ri shkollor 2021/2022.
Reformat parashikojnë ndryshime të shumta si në zhvillimin e orëve mësimore, ashtu edhe në përmbajtjen e lëndëve, duke u dhënë më shumë hapësirë vlerave qytetare, si dhe duke shkrirë shumë lëndë në një të vetme.
Sipas reformave, lëndët e Biologjisë, Kimisë, Fizikës dhe Gjeografisë të bashkohen në një lëndë – Shkencat natyrore, kurse Historia, Edukimi qytetar dhe një pjesë e Gjeografisë do të shkrihen në lëndën e re- Shkencat shoqërore. Muzika dhe Arti do të shkrihen në lëndën e Edukimit Artistik.
“Koncepti parashikon orientimin e sistemit arsimor drejt vlerave qytetare që edhe janë vlera evropiane. Koncepti bazohet në multi-kulturën, në barazinë gjinore dhe në përfshirjen e të gjithë faktorëve në vend për të siguruar një sistem sa më efikas arsimor”, ka deklaruar ministrja e Arsimit, Milla Carovska, pas debateve me përfaqësues të shoqatave të ndryshme, që i kanë dhënë mbështetje procesit të nisur të reformave.
“Shkolla duhet të jetë një ambient i sigurt, i cili do të mundësojë rritje dhe zhvillim të potencialit të çdo fëmije, në veçanti në arsimin fillor. Të gjithë jemi dakord se kemi nevojë për ndryshime në arsim”, ka deklaruar Spomenka Lazarovska nga fondacioni “Shoqëria e hapur”.
“Reforma ofron një qasje moderne ndaj mësimit dhe arsimit bazuar në rezultatet e arritura të çdo fëmije deri në përfundimin e arsimit fillor. Konceptimi i ri vendos parimet e mosdiskriminimit dhe jo-dhunën dhe për këtë arsye po gjen mbështetje të fortë”, ka thënë ndërkohë Irena Cvetkoviq nga koalicioni “Margini”.
Por, në anën tjetër, ka edhe reagime të shumta, kryesisht nga mësimdhënës që nuk pajtohen me reformat, në veçanti me bashkimin e lëndëve mësimore.
Satki Ismaili, mësimdhënës në një shkollë fillore në Shkup, ka thënë se punonjësit e arsimit nuk janë kundër reformave, por kërkojnë që ato të bëhen me kujdes që të mos pësojnë as mësuesit e as nxënësit.
“Unë dyshoj në këtë pasi afati kohor deri në shtatorin e ardhshëm është shumë i shkurtër, sidomos kur kemi situatën e pandemisë. Mirëpo, ne gjithmonë jemi të përgatitur për ndryshime, për sfida. Por, jo sfida eksperimentale, siç u dëshmua në dekadën e kaluar”, është shprehur Ismaili.
Reformat, gjithashtu janë kundërshtuar edhe nga shoqatat e muzikantëve, të cilët nuk pajtohen me shkurtimin e orëve mësimore.
“Nuk e di se si do të arrijmë të organizohemi që të mbajmë edhe korin, orkestrën dhe gjitha aktivitetet tjera si këndimin, interpretimin, të mësuarit e instrumenteve, grupeve vallëzuese. Gjithë këto nuk arrihen brenda një ore mësimi në javë. Nuk mund të arrihet kurrsesi, do të ketë vështirësi të mëdha, nuk e di si e kanë planifikuar”, thotë Florim Zulfiu, mësues i Muzikës.
Petar Atanasov, profesor universitar dhe ish-zyrtar i Ministrisë së Arsimit, ka vërejtje për realizimin e takimeve apo mungesën e transparencës nga Ministria e Arsimit, ndërsa sa i përket reformës, ka thënë se ato duhet të bëhen, por në një periudhë tjetër pasi tani prioritet duhet të jetë përballja me pandeminë.
“Nëse për momentin unë do të bëja përzgjedhjen e prioriteteve, kjo do të ishte pandemia dhe gjithë ajo çfarë po ndodh në sistemin arsimor. Ne për momentin duhet të angazhohemi për ruajtjen e shëndetit të fëmijëve, të cilët ndodhen në një pozitë aspak të volitshme. Reformat nevojiten dhe këtë askush nuk e kundërshton, por për to nevojitet kohë dhe konsultime të gjera, pasi ne më shumë marrim vesh nga mediat se çfarë po ndodh se sa nga Ministria e Arsimit. Ne edhe më parë kemi bërë reforma, por nuk kemi arritur kualitet në arsim”, ka thënë Atanasov.
Reformat në arsimin fillor në Maqedoninë e Veriut janë premtuar nga të gjitha qeveritë, por ato përveçse janë prezantuar para mediave, në praktikë asnjëherë nuk janë realizuar./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Enver Hoxhaj publikon momentet më të mira nga fushata, falënderon mbështetësit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476357073_1142417250595395_5657122027440553320_n-380x233.jpg)
Enver Hoxhaj publikon momentet më të mira nga fushata, falënderon mbështetësit
![Qarkullonte me automjet i armatosur, vihet në pranga 37-vjeçari në Tiranë – arrestohet edhe pasagjeri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-15-380x233.jpg)
Qarkullonte me automjet i armatosur, vihet në pranga 37-vjeçari në Tiranë – arrestohet edhe pasagjeri
![KQZ merr vendim, lejohet edhe votimi me dokumente të skaduara të identifikimit të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/kqz-2-380x233.jpg)
KQZ merr vendim, lejohet edhe votimi me dokumente të skaduara të identifikimit të Kosovës
![Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Konference-KQZ-Valmir-Elezi-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439.jpg)
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
![Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/Zhduket-nje-vajze-e-mitur-780x439-1-780x439.jpg)
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
![Diaspora nis votimin nëpër ambasada](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476762088_10162793164279824_5280106582296192096_n-1-780x439.jpg)
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
![Zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë po votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476120566_955047453392488_5655282730459612437_n-e1739004266348-780x439.jpg)
Zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë po votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër
![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti