Poligrafi, apo detektori i gënjeshtrave nëpër të cilin do të duhet të kalojnë punonjësit që do transferohen nga DSK në Agjencinë për Siguri Kombëtare, për ekspertët e sigurisë nuk është masë e mjaftueshme për të luftuar të komprometuarit dhe departizimin e këtij organi. Eksperti i sigurisë Ljubomir Gjurçevski druan se pavarësisht reformave, ASK-ja përsëri nuk do të funksionojë në mënyrë profesionale nëse nuk filtrohen siç duhet efektivët e rinj. Gjurçevskit vlerëson se që të bëhet përzgjedhja e duhur e punonjësve të ASK-së, të gjithë kandidatëve duhet tu shqyrtohen lëndët, punët, informatat e siguruara dhe rezultatet nga e kaluara.
“Poligrafi është për njerëz të cilët kanë kryer ndonjë vepër penale, dhe pyeten vetëm për elemente të asaj vepër penale e më pas shihet se si reagon pulsi i tyre. Kjo më së shumti është masë populiste pas së cilës do të fshihen themeluesit. Çka do i pyesim, a ka kryer dikush vepër penale? A kanë qenë anëtarë të ndonjë partie? Ne nuk kemi kriteriume. Problemi është në atë që me ligjin e ri nuk janë përpiluar kriteriume për për vlerësim profesional të punonjësve dhe marrja e profesionalistëve të cilët gjatë punës së tyre kanë dhënë rezultate që e bëjnë të obligueshme marrjen e tyre në ASK, e jo të merren ushtarë partiak që asnjëherë nuk kanë punuar asgjë”, thotë Ljubomir Gjurçevski – Ekspert i sigurisë.
Drejtuesit e policisë thonë se komisioni për selektim të punonjësve të ASK-së, do të bëjnë shoshitjen e duhur të kandidatëve dhe se do merren parasysh të gjitha parametrat e sigurisë. Zëvendësministri Agim Nuhiu, në emisionin “Rruga Drejt” siguroi qytetarët se në ASK nuk do të ketë vend për kandidatët që kanë qenë të inkuadruar në korrupsion apo kriminalitet.
“Për herë të parë do të aplikohet edhe testimi poligrafik, i vërtetësisë së pjesëmarrjes së personit në korrupsion, në kriminalitet ose në arbitraritet, në kontributin e tij në totaliratizmin dhe keqpërdorimet në institucionet e shërbimeve. Përpos këtyre kritereve ne do të realizojmë edhe çertifikatat e sigurisë, mendimin për përshtatshmëri në aspektin e sigurisë. Ata të cilët nuk i kalojnë fare do të përjashtohen nga institucioni, për ata nuk ka vend jo vetëm në ASK por as në MPB dhe në asnjë institucion tjetër- deklaroi dje në emisionin “Rruga Drejt”, Agim Nuhiu – Zëvendësministër i Punëve të Brendshme
Për ligjin e ASK-së votuan 91 deputet, përfshirë edhe ata të opozitës. I njëjti u dekretua nga Presidenti Pendarovski. Pesë ditë pas shpalljes së Ligjit në Gazetën Zyrtare, kryeministri duhet të propozojë Drejtor të ASK-së, që duhet të merr miratimin e Qeverisë. 10 ditë pas hyrjes së Ligjit në fuqi, Ministri i Punëve të Brendshme duhet të propozojë tek qeveria dy komisione, një për sistemin organizativ të agjencisë dhe një komision për selektim të kandidatëve. Ndërkaq zëvendësdrejtorin e propozon drejtori. Agjencia për Siguri Kombëtare duhet të fillojë me punë në shtator të këtij viti. Kjo Agjenci të jetë institucion i veçantë, jashtë Ministrisë së Punëve të Brendshmen dhe do të ketë funksion parandalues kurse të punësuarit nuk do të ketë autorizime policore. Mungesa e “Vettingut” për punonjësit në shërbimet e sigurisë dhe skenimin e tyre, ka krijuar edhe mentalitetin e të fortëve të shtetit, fakt ky që u përmend edhe në raportin e Pribesë ku citohej nevoja e reformave urgjente, filtrimit të personave dhe ndryshimin e mentalitetit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-780x439.jpg)
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet
![DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor
![Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/123-780x439.png)
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht