I mandatuar nga opozita për të negociuar nisjen e punës së Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaroi se kjo reformë nuk do të diktohet në asnjë rast apo mënyrë nga qeveria dhe se gjithë vendimmarrja për ndryshimet në kodin zgjedhor dhe implementimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, do të merret në mënyrë konsensuale jashtë Parlamentit ilegjitim.
“Marrëveshja garanton një proces të reformës zgjedhore, garanci që merren në një marrëveshje në letër, pra një marrëveshje zgjedhore konsensuale nga fillimi deri në fund. Pra deri në miratim, çfarë është rënë dakord mos të ndryshohet nga shumica në parlament dhe kjo të bëhet me asistencën ndërkombëtarë, për të garantuar standarde ndërkombëtare”, u shpreh Bylykbashi në një studio televizive.
Sipas ish-deputetit demokrat, marrëveshja konfirmon atë që PD-ja ka kërkuar prej tetorit, që kjo reformë të bëhet jashtë parlamentit ilegjitim.
“Mbi të gjitha, tashmë marrëveshja e merr të mirëqenë faktin se ka një krizë shumë të thellë politike. Që parlamenti nuk e ka legjitimitetin e tij që reforma zgjedhore të ndodhë aty, por duhet të ndodhë në një ambient politik, një instrument politik i cili garanton përfshirjen e opozitës, që jemi ne. Opozita ka propozuar një reformë konsensuale që nuk ndryshon pasi bihet dakord, bëhet më të huajt dhe mbi të gjitha me një instrument jashtë parlamentit. Nëpërmjet reformës zgjedhore ne synojmë të largojmë kriminelët, që policia e shtetit të mos bëhet palë me kriminelët, financimi i partive politike të jetë i pastër e të tjera me radhë. Pra, ti vëmë prangat në duar Edi Ramës dhe eskortës që ka pas. Ajo që ka rëndësi është fakti që Partia Socialiste, parlamenti i kontrolluar nga Partia Socialiste, ka pranuar atë që ne thamë më herët, që reforma zgjedhore të zhvillohet jashtë një institucioni që sot nuk ka legjitimitet, që është parlamenti”, u shpreh Bylykbashi.
Ai dha disa detaje që synohen të dalin si produkt i kësaj reforme. Sipas tij do të synohet minimizimi në maksimum i shitblerjes së votës.
“Së shpejti do të ngrihet Këshilli politik i cili do të autorizojë më pas përfaqësuesit politikë për të punuar me ekspertët e për të prodhuar rezultat. Reforma zgjedhore synon vendosjen e garancive, atyre dispozitave të cilat do ta frenojnë, në mos ta shkulin plotësisht problematikën. Nëpërmjet rritjes së transparencës së financimit të partive politike, reduktohen hapësirat që paraja kriminale të futet në proces. Është një qaje me shumë pika për të trajtuar një problem që është problemi i vetëm tmerrësisht i rrezikshëm. Janë dhe rregullat se si të frenohet qeveria nga ushtrimi i presionit mbi administratën publike që të mos detyrohen të dalin për të rritur numrin e pjesëmarrjes në votim”. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze