Dakordimi mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e Ohrit mbi aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, ka nxitur reagime të shumta. Por, së fundi ajo që ka shkaktuar debat në opinion është referimi “Prishtinë-Beograd” nga shumë zyrtarë ndërkombëtarë, në vend të “Kosovë-Serbi”.
Në deklaratën zyrtare të BE-së ku janë prezantuar pikat e aneksit shkruan qartë se ai ka të bëjë me “Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell në deklaratën e tij të bërë pas dakordimit në Ohër, iu referua me Kosova dhe Serbia.
“Kemi një marrëveshje. Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve. Palët janë zotuar plotësisht të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe të zbatojnë detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim”, ka shkruar Borrell.
Edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon i është referuar dakordim mes Kosovës dhe Serbisë, e jo në mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Është vërtetë lajm i mirë. Po shikoj me padurim të marrë më tepër detaje për këtë. Vërtetë shpresoj që të shoh zbatim të shpejtë. Dialogu Kosovë-Serbi, marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar Von Cramon.
Marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, i referohet edhe zyrtari i lartë i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.
“Urime presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, për progresin drejt normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë”, ka shkruar Cleverly.
Por, ndryshe nga tre zyrtarët e lartpërmendur, Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varheleyi, dakordimit mes Kosovës dhe Serbisë i referohet si “Prishtinë-Beograd”.
“Përkushtimi i plotë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tregon guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE. I përgëzoj të gjitha palët. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim të dyja në procesin e zbatimit”, ka shkruar Varheleyi.
Dakordim mes “Prishtinës dhe Beogradit” i është referuar edhe zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.
“NATO e mirëpret marrëveshjen në mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dialogun e lehtësuar nga BE në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne i nxisim të dy të zbatojnë atë që është rënë dakord shpejt dhe plotësisht. Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor përfshirë këtu edhe KFOR-in”, ka shkruar Lungescu.
“Prishtinë-Beograd” iu referua edhe OKB-ja në një deklaratë zyrtare që lëshuan lidhur me marrëveshjen e arritur në Ohër.
E ndaj kësaj ka ardhur një reagim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sipas Ramës, OKB-ja duhet të jap shpjegime pse nuk e ka quajtur Kosovë dhe Serbi.
“Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lapsus. Emërtimi zyrtar i saj është “Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari i Përgjithshëm nuk e ka përdorur qëllimisht emërtimin e duhur. Ju lutem, jepni menjëherë sqarim”, ka shkruar Rama.
Takimi i 18 marsit në Ohër, solli një tjetër pajtim mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket procesit të dialogut. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u pajtuan që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur.
Edhe pse palët vendosën të mos e nënshkruajnë zyrtarisht marrëveshjen, Borrell tha se ato u pajtuan që të fillojnë zbatimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi