Një pjesë e komunave të cilat drejtohen nga partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM, siç është ajo e Manastirit, Kavadarit, Shtipit si dhe disa komuna të Shkupit, kanë sjellë vendim që të organizohet referendum pikërisht në ditën kur do të duhet të mbahen zgjedhjet lokale, të caktuara më 15 tetor, me ç`rast qytetarët do të shprehen pro ose kundër ngritjes së kampeve për refugjatët.
Këto vendime ndërmerren edhe kundrejt demanteve të vazhdueshme nga ana e Qeverisë së Maqedonisë se nuk planifikon të ngreh kampe për migrantët të cilët do të qëndronin për një kohë më të gjatë në Maqedoni.
Madje, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se përkrah idenë e mbajtjes së referendumeve për të demaskuar gënjeshtrat me të cilat shërbehet OBRM-PDUKM.
Komunikologët thonë se partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM, në mënyrë të papërgjegjshme është duke nxitur ksenofobi dhe frikë nga terrorizmi, në momenti kur nga kjo parti mungojnë oferta konkrete kundrejt kërkesave reale të qytetarëve.
“Sforcimi i një temë të këtillë tregon qartë se OBRM-PDUKM është e vetëdijshme se si parti nuk mund t’i arrijë rezultat e fituara gjatë periudhës së kaluar, sepse është e dukshme se Maqedonia ka shënuar regres në të gjitha sferat që prekin interesat e qytetarëve dhe për këtë arsye synojnë të shpërqendrojnë vëmendjen e opinionit, përkatësisht duke koncentruar emocionet e qytetarëve në çështje të këtilla të ndjeshme siç janë migrantët, duke nxitur ndjenjë e rrezikut me qëllim që të kalojnë në plan të dytë dhe të tretë çështjet e tjera që janë me interes jetik për qytetarët”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Mirjana Najceska ish-kryetare e Komitetit të Helsinkit në Shkup.
Përderisa Hasan Jashari sociolog, thotë se është e pakuptimtë që ngrihet debat për një problem që nuk ekziston, siç është ngritja e kampeve për qindra mijë migrantë.
Kjo praktikë nuk është e re thotë Hasani, duke kujtuar se gjatë fushatave zgjedhore në vazhdimësi është përdorur tensionimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe tani me imponimin e lajmeve të rrejshme se Qeveria do të ndërtojë kampe për migrantët, nxitet frika nga islamizimi i Maqedonisë.
“Informacionet e këtilla marrin shtrirje me qëllim se këtu dominon shumë elementi religjioz, bindja se ata (migrantët) vijnë nga lindja dhe ashtu mes rreshtave shtrihet frika se ja Maqedonia do të islamizohet dhe se Qeveria e Maqedonisë nuk është e vetëdijshme për kanosjen nga situata e tillë”.
“Në këtë formë, përmes nxitjes së një shqetësimi të tillë opozita synon të përfitojë pikë politike, duke dalë si mbrojtëse e interesave shtetërore”, thekson për Radion Evropa e Lirë, Hasan Jashari ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Ndryshe, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se Qeveria e Maqedonisë nuk planifikon të ngrejë kampe për migrantët dhe as që janë planifikuar mjete nga buxheti i shtetit për këtë çështje.
Carovska thotë se partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM shërbehet me lajme të rrejshme duke u thirrur në strategjinë që e ka miratuar Qeveria e re e Maqedonisë për integrimin e migrantëve dhe të huajve gjatë periudhës 2017 –2027, e cila strategji siç sqaron ajo, është vazhdimësi e strategjisë së njëjtë të vitit 2009 –2015 gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së.
Carovska thotë se është e palogjikshme se si pikërisht OBRM-PDUKM, e cila e miratoi këtë strategji, me të dalë në opozitë është kundër.
“Nuk ka aspak nevojë për frikë. Maqedonia është deklaruar dhe vazhdon të mbetet vend transit për migrantët dhe kjo shihet qartë edhe në bazë të statistikave. Para se të mbyllej Rruga Ballkanike, në Maqedoni kishte rreth 1 mijë e 600 migrantë, po aktualisht gjinden më pak se 60-të”.
“Numrat flasin qartë se migrantët nga shtet e prekua nga lufta në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut nuk janë ë interesuar në asnjë mënyrë të qëndrojnë në Maqedoni”, thekson Milla Carovska.
Ndërkaq, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Ivo Kotevski për Radion Evropa e Lirë thotë se çështjen e migrantëve në fushatë zgjedhore e ka imponuar pikërisht Qeveria me miratimin e strategjisë për migrantët dhe si parti ata do ta ngrenë këtë çështje sepse në formë të drejtpërdrejtë prek interesat e qytetarëve të Maqedonisë.
“Këtë temë e shtroi pikërisht Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, e cila e drejton Qeverinë me miratimin e strategjisë për migrantët”, thotë Kotevski, duke theksuar se në fokus të fushatës së partisë që përfaqëson do të mbeten dhe më shumë çështje të tjera ,por gjithsesi tema e migrantëve do të jetë në spikamë për faktin se prek interesat e qetarëve.
Gjatë këtij muaji edhe pjestarë të shoqatës civile “Budenje” (zgjimi) të cilët për mediat u shprehën se janë aktivistë të OBRM-PDUKM-së, për disa ditë me radhë kanë mbledhur nënshkrimet e qytetarëve në disa komuna të Maqedonisë, përfshirë këtu edhe qytetin e Shkupit kundër ngritjes së kampeve për migrantët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës