Nga: Artan Fuga
Për vendimin e Këshillit të Ministrave datë 8 maj 2020 për kalimin në pronësi të bashkësisë të Tiranës të pasurisë kadastrale të quajtur “Tetari Kombëtar”, pyetje në ndihmë të gazetarëve të rinj që edhe punojnë edhe vazhdojnë studimet, në mënyrë që ta kenë si stazh profesional:
1. Kalimi i aseteve kombëtare në pronësi të Bashkisë të Tiranës, është një akt decentralizues, pra demokratizues apo një strategji manipulimi?
2. Rama ia beson çështjen Veliajt, apo e sheh tani konfliktin e ardhshëm Veliaj – mbrojtës të Teatrit nga lart duke marrë rolin e një spektatori që ka larë duart?
3. Nëse Veliaj e arrin projektin e besuar, pra prishjen e godinës dhe ndërtimin e një tjetre, kjo do të ishte një fitore, apo një dëmtim i tij në publik?
4. Rama do që Veliaj të dështojë, apo të fitojë duke iu kundërvënë shoqërisë civile, organizatave të fuqishme në Europë etj?
5. Kur kalon Teatrin te Bashkia e Tiranës, përse nuk kalon edhe aseteve të lidhura ta zëmë me Bibliotekën Kombëtare, Tetarin e Operës dhe të Baletit, Stadiumin, vetë Kryeministrinë, Presidencën etj.?
6. Sa qesharake do të ishte nëse ta zëmë pasuria e paluajtshme Presidenca ose Kryeministria të kalonin edhe ato sipas kësaj filozofie neoliberale në pronësi të Bashkisë të Tiranës? Apo ça filozofie? Ku i fryjmë fyellit në ato vrima dot ne?
7. Kalimi i pronësisë te Bashkia Tiranë i pasurisë “Teatri Kombëtar” është vetëm për truallin apo edhe për ndërtesën sipër, apo edhe për rekuizitën etj.? Apo edhe për aktorët, drejtorin, edhe madje edhe për spektatorët e Teatrit?
8. Kur VKM thotë se ja kalon pronën Bashkisë Tiranë, me çfarë të drejte i kërkon që ajo të mos ndryshojë destinacionin e objektit? Kur unë e kam pronën time e bëj çfarë të dua, përndryshe edhe ma jep edhe s’ma jep? Nga ana juridike si koncept pronësie a ka vend të qendrojë kjo? E bëj edhe Estradë. Nga dallon Teatri nga Estrada si gjini? E di njeri në zyrat e bashkisë? Unë nuk e di për vete.
9. VKM i thotë Bashkisë që të ndërtosh një ndërtesë të mirë në konsultim me të gjitha grupet e interesit, a mund të na thonë u kam rixha se çfarë quajnë me shprehjen “e përdalur” grupe interesi? Si do të merret vendimi, si do matet sugjerimi i tyre? Kush quhet grup interesi?
10. Po ne spektatorët qytetarë a jemi grup interesi, apo jemi legena? Nëse ne jemi a nuk ka vetëm një mënyrë konsultimi me ne që është referendumi lokal? Sepse që Teatri Kombëtar u bë Teatër Bashkiak e morëm vesh, por tani amà ai është prona jonë si qytetarë. Nuk është prona e brigadierit të komunales të zonës. Pra, grupi i interesit jemi ne qytetarët dhe ne ka vetëm një rrugë konsultimi : referendum lokal! Kjo është demokracia. Të tjerat janë qofte me rigon!
11. Pse opozita nuk kërkon referendum lokal tani për ndërtesën e Teatrit, por bën deklarata patetike thjesht, mbushur me fjalë ofenduese kurse ne qytetarëve nuk na duhen fare llafet e bukura, fare, por na duhet veprimi politik? Ka veprim apo nuk ka veprim? Të tjerat janë pluhur! I merr era!
Ja të dashur gazetarë e studentë, sugjerimet e mia modeste. Ju bëni si të doni, por këtyre pyetjeve nuk u anashkaloni dot, veçse nëse bëheni bukëshkalë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Teoritë e vdekjes së “Mbretit”: Pse shumë njerëz mendojnë se Elvisi është ende gjallë?
Thënie nga Franz Kafka: Zoti t'i jep arrat, por nuk t'i thyen ato!

“Ëndërrimet”, përmbledhja e parë poetike e Naimit

Historia e shqiptares Laskarina Bubulina, Heroinës Kombëtare të Greqisë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe