LAJMI I FUNDIT:

Reeker: Duhet të shpërblehen menjëherë hapat e guximshme të Maqedonisë së Veriut

Reeker: Duhet të shpërblehen menjëherë hapat e guximshme të Maqedonisë së Veriut

Phiilip Reeker dhe senatori Ron Johnson në takimin e sotëm me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska potencuan se hapat e guximshëm të Maqedonisë së Veriut meritojnë të shpërblehen menjëherë.

Ndihmës sekretari shtetëror i ShBA-ve, Reeker, njohës i mirë i Ballkanit dhe ish ambasador i ShBA-ve në vendin tonë theksoi mbështetjen e ShBA-ve për perspektivën tonë evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia e Veriut në hapat e saj vendimtare dhe të guximshme meritoi anëtarësim në NATO dhe perspektivë të qartë evropiane”, ka deklaruar Reeker.


Reeker shpreson se këtë verë, Maqedonia e Veriut do të marr përgjigje pozitive nga Këshilli i Evropës, përkatësisht nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Senatori Johnson e përshëndeti mbështetjen e qytetarëve për hapat e guximshëm të Qeverisë. Ai theksoi se pret që në mënyrë të shpejtë edhe efikase të rrumbullakohet procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Senatin amerikan. Sipas tij, i gjithë procesi i anëtarësimin në NATO duhet të përfundojë diku ka fundi i këtij viti.

Ministrja Sheqerinska falënderoi ShBA-të për përkrahjen si partner strategjik i vendit.

“NATO me të vërtetë e mbajti fjalën. Kemi proces të shpejtë dhe efikas, ratifikimet shkojnë në mënyrë të shkëlqyer. Shpresoj se BE do ta ndjek shembullin dhe do t’i nisë bisedimet. Anëtarësimi në NATO dhe fillimi i bisedimeve me BE-në”, ka thënë mes tjerash Sheqerinska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori