E kemi quajtur vitin 2018 në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) si vit i reformave. Kemi filluar me koncept dokumentin për marrëdhënien e punës të cilën e miratuam në Qeveri, nga i cili koncept dokument ne kemi hartuar dy projektligje, atë të marrëdhënies së punës dhe projektligjin për pushimin e lehonisë, skemës pensionale e të tjera, ndërsa sfidë mbetet shkalla e lartë e papunësisë.
Kështu është shprehur ministri i MPMS-së, Skendër Reçica në konferencën e fundvit, ku ka folur për sfidat, problemet dhe të arriturat e kësaj ministrie.
Reçica tha se si ministri kanë arritur që gjatë këtij viti t’u bëjnë trajtim meritor pensionistëve, nënave lehonë, viktimave të dhunës seksuale të luftës, të kategorive me aftësi të kufizuar si dhe përmirësimit të punësimit, përmirësim në fushën e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendet e tyre të punës.
Duke folur për marrëdhëniet e punës, Reçica tha se këtë vit kanë hartuar dispozita të qarta të cilat kanë bërë që të dy palët të evitojnë problemet me të cilat janë ballafaquar.
“Kemi nxjerrë dispozita shumë të qarta sa i përket marrëdhënieve kontraktuale punëdhënës-punëmarrës, duke respektuar orarin e punës i cili nuk ka qenë i definuar sa duhet dhe si duhet në ligjin aktual, pushimet gjithashtu në përgjithësi, Pastaj kemi pasur një padefinim të qartë të konkurrencës së padenjë… kompensimin e dëmeve, largimet kolektive, gjobat, pagën minimale”, tha Reçica.
Ai si një ndër të arriturat kryesore të MPMS-së, ka përmendur edhe projektligjin për lehonat ku sipas tij, përveç pagesës për lehonat e punësuara, kjo ministri ka propozuar që edhe nënat lehona të papunësuara të marrin nga 100 euro nga qeveria në gjashtë muajt e parë.
Reçica shtoi se gjatë vitit 2017 kanë qenë mbi 24 mijë lindje, ku mbi 20 mijë prej tyre janë lehona të papunësuara.
Si risi ai ka përmendur edhe pushimin prindëror, ku tha se dy vitet e para kujdesi për fëmijën do të jetë nga të dy prindërit me nga katër muaj.
Ai tha se Kosova ballafaqohet me një sistem të komplikuar pensional, meqë mungon një sistem i plotë i sigurimeve sociale si dhe mungesa e një ligji bazik për të gjitha beneficionet dhe për të gjitha kategoritë. Megjithatë ai thotë se për këtë kanë hartuar një koncept dokument nga i cili synojnë të nxjerrin dy projektligje, dhe fondin për sigurim social.
“Bëhet fjalë për projektigjin bazik për sistemin pensional në vend dhe projektligjin për sigurime sociale, krijimi i fondit për sigurimin social, ku pas krijimit të këtij fondi do të krijohet një lehtësi për vet shtetin sa i përket financimit të disa skemave të cilat do të financohen nga Fondi për Sigurime Sociale për mënyrën si do të krijohen, përqindjen e kontributeve si nga ana e punëdhënësit por edhe punëmarrësit do te mbetet që në fazën e hartimit të projektligjit ta përcaktojmë e përqindjen e kontributeve”, tha Reçica.
Kreu i MPMS-së premtoi se së shpejti do të bëhet edhe njohja e stazhit të të gjithë atyre që u larguan nga puna në vitet e rezistencës në vitet 1999, të cilët sipas tij do të kenë një pension dinjitoz.
Sfidë për Reçicën është edhe marrja e pensioneve të dyfishta, ani pse ka arsyetuar këtë duke thënë se kontributi i një qytetari duhet të shpërblehem pse jo edhe me dy pensione.
“Një sfidë e veçantë që na ka ballafaquar gjatë këtyre viteve ka qenë pensionet e dyfishta dhe është bë temë kjo pensionet e dyfishta po mund të ketë një qytetar që mund të ketë nga meritat e tij më shumë se një pension, por më shumë se dy pensione, tri pensione jo… ne kemi paraparë që në procedurën e hartimit të këtij projektligji të nxirren qartë kriteret nga te cilat mund të përfitojë një qytetar nga meritat”, tha Reçica
Ai shtoi se përkrah reformave si ministri kanë arritur t’i funksionalizojnë skemat pensionale siç është pensioni invalidor e të tjera.
E shkalla e papunësisë mbetet e lartë. Reçica pranon se ky problem është i trashëguar, ndonëse thotë se si ministri kanë bërë disa hapa për zbutjen e këtij problemi.
“Sfidë për vendin mbetet shkalla e lartë e papunësisë dhe kjo sidë nuk është sot, ky problem është që daton për një kohë bukur të gjatë… Janë trajtuar mbi 11 mijë punëkërkues, prej tyre 6,659, kur them janë ndërmjetësuar në punësim, ndërmjetim, flas për ndërmjetësim për punësim të rregullt dhe përfshirjen e tyre aktive në tregun e punës. Sikur që kemi trajtuar rreth pesë mijë punëkërkues me aftësim profesional. Kemi hapur panaire të punës në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan”, tha Reçica.
Sipas Reçicës, ndihmë për uljen e shkallës së papunësisë do të ishte aftësimi profesional, sektori privat, ndryshimi i klimës së bërit biznes, meqë bizneset sipas tij janë gjeneruesit më të mëdhenj të vendeve të punës. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025