Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në raportimin para takimit të 9-të të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës (KKZHE), tha se ministria ka adresuar veprimin për iniciativën ligjore drejt reformës për Ligjin e Punës, ashtu siç është definuar në takimet e KKZHE-së.
“Me fillimin e zbatimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2018, kemi hartuar Draftin Koncept-Dokumentin për rregullimin e fushës nga marrëdhënia e punës në bazë të të cilit kemi adresuar çështjet nga marrëdhënia e punës, duke u fokusuar edhe në dispozitat e pushimit të lehonisë, orarit të punës, kontratat e punës, marrëveshjes kolektive dhe shumë çështje tjera”, ka thënë Reçica.
Ai tha se nga ky koncept-dokument ka buruar projektligji i ri i punës, tashmë i miratuar në Qeveri dhe projektligji për pushimin e lehonisë dhe prindëror, i cili është dërguar në Qeveri për miratim.
Reçica tha se të dyja këto projektligje janë bashkëkohore dhe në të cilat janë transpozuar disa direktiva të Bashkimit Evropian dhe janë marrë praktikat më të mira të vendeve të BE-së.
Duke folur për Projektligjin e Lehonisë dhe Prindëror, ministri tha se duke marrë parasysh rrethanat socio-ekonomike dhe ato demografike të vendit, për herë të parë në këtë projektligj trajtohen edhe lehonat e papunësuara, të cilat në bazë të këtij ligji do të përfitojnë në afat prej 6 muajsh një kompensim mujor në vlerë të caktuar të pagës minimale në vend.
“Ne konsiderojmë se masat e ndërmarra me projektligjin e pushimit të lehonisë dhe prindëror si shkurtimi i kohëzgjatjes së pushimit të lehonisë të paguar nga punëdhënësi, rregullimi i orarit të punës, pra fleksibiliteti i orarit të punës për shkak të gjidhënies janë masa të cilat mbrojnë dhe avancojnë shkallën e punësimit të grave të reja në tregun e punës”, tha ministri.
Ai tha se ideja e krijimit të një projektligji të veçantë për lehonat është sepse në të ardhmen punëdhënësit do të lirohen plotësisht nga përgjegjësia e kompensimit të pushimit të lehonisë, bazuar në reformën pensionale, ku do të instalohet sistemi i sigurimeve sociale, bazuar në standartet e ILO-s. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova