LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Papunësia nuk zbutet nëse nuk bëhet një plan nacional nga Qeveria

Reçica: Papunësia nuk zbutet nëse nuk bëhet një plan nacional nga Qeveria

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka publikuar sot manifeston “Dialogu Social për Fuqizim”, në një bashkëbisedim në mes të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica dhe të rinjve e të rejave.

Reçica vuri theksin kryesor në analizën e tregut të punës si të nevojshme për të ardhmen, kjo për arsye se sipas tij, në Kosovë ka kuadro të cilët janë të gatshëm për tregun e punës, por të cilët nuk arrijnë të absorbohen nga tregu i punës.

“Andaj, si rezultat i kësaj por edhe problemeve të tjera duhet të bëhet një plan nacional nga Qeveria, në të kundërtën papunësia nuk do të zbutet. Për këtë arsye, Ministritë dhe Institucionet tjera janë duke u angazhuar që të bashkërendojnë aktivitetet dhe të bashkëpunojnë më shumë”, tha Reçica.


Ndër të tjera, siç thuhet në komunikatën për media nga D4D, Reçica u bëri thirrje të rinjve të ndjekin trajnime profesionale të cilat ofrohen nga agjencioni i punësimit dhe qendrat e aftësimit profesional, trajnime të cilat do tu ndihmojnë dhe lehtësojnë qasjen në tregun e punës në të ardhmen.

“Qëllimi i këtij bashkëbisedimi dhe hartimit të manifestos ishte të adresohen problemet dhe të ofrohen alternativa për punë të dinjitetshme dhe dialog social. Ky manifesto i drejtohet, institucioneve politikë-bërës, sindikatave, subjekteve politike dhe çdo hisedari tjetër me qëllim të aplikimit të metodave përmirësuese karshi Agjendës për Punë të Dinjitetshme në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Manifesto është përpiluar si rezultat i dialogut social në Kosovë, me përfshirjen e përfaqësuesve të sindikatave, mediave, shoqërisë civile, si dhe më shumë se 200 të rinj dhe të reja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

Lajme
Kalo në kategori