LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Ndihmat sociale u rriten për 20%

Reçica: Ndihmat sociale u rriten për 20%

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se ngritja e ndihmës sociale për 20 për qind, është bazuar në legjislacionin në fuqi dhe pritet të ndikojë në zbutjen e varfërisë.

Sipas ministrit Reçica, ndihma sociale është një burim i rëndësishëm për familjet që janë të varura për këto kategori.

Ai tha se vlera mujore që nga themelimi i ndihmës sociale ka qenë ngritje vetëm dy herë, në vitin 2009, pesë euro dhe në vitin 2015 me 25 për qind.


“Aktualisht nga skema sociale përfitojnë mbi 26 mijë familje me mbi 160 anëtarë, të cilët marrin duke filluar nga 60 euro për një anëtar dhe 180 euro për familjet 15 anëtarëshe. Bazuar në legjislacionin në fuqi, shuma mujore e ndihmës sociale përcaktohet sipas numrit të anëtarëve të familjes dhe kostos së çmimit të konsumit të shportës së ushqimit, e cila duhet të harmonizohet me indeksin e çmimit të konsumit të shportës së ushqimit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës”, tha ai.

Reçica shtoi se janë të vetëdijshëm që rritja prej 20 për qind nuk është e mjaftueshme por ministria ka përcaktuar që të angazhohen në punë nga një anëtar i familjes nga kategoria e dytë e përfituesve të ndihmës sociale, në mënyrë që mos të jenë të varur nga ndihmat sociale.