Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se në të ardhmen do të ketë një angazhim më të madh institucional në parandalimin dhe eliminimin e përfshirjes së fëmijëve në punët e rënda dhe të rrezikshme.
Ai u zotua se me legjislacionin aktual si dhe në reformën ligjore, e cila do të avancohet, trajtimi i kësaj kategorie do të gjejë vend të merituar në shoqëri.
“Ju përgëzoj për punën e mirë, por nuk duhet të ndalemi këtu. Kujdesi për fëmijët do të jetë përherë një nga prioritetet më të mëdha të politikave tona preventive në mbrojtjen e gjeneratave tona të reja. MPMS do të ofrojë çdo herë mbrojtje institucionale në eliminimin e kësaj dukurie”, tha ministri Reçica.
Ai këto komente i bëri në punimet e Komitetit të Kosovës për Parandalimin dhe Eliminimin e Punës së Rëndë të Fëmijëve.
Me këtë rast, ministri Reçica përgëzoi punën e KKPERF-së dhe raportin e detajuar mbi të gjeturat e komitetit në evidentimin e rasteve të punëve të rënda dhe të rrezikshme për fëmijët e moshës nën 18 vjet.
Në raportin e KKPERF-së, i cili u prezantua sot dhe në të gjeturat Inspektoratit të Punës së MPMS-së, u konstatua se nga puna në terren e inspektoratit nuk është evidentuar as edhe një rast i angazhimit të fëmijëve në punë të rënda.
Bazuar në raportin e KKPERF-së dhe zbatimin e Planit të Veprimit për vitin 2017, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe partnerët institucionalë, konstatuan se gjendja në këtë fushë është dukshëm më e mirë se vitet e kaluara.
Me këtë rast u kërkuar që data-baza të plotësohet në vazhdimësi dhe të rritet efikasiteti i bashkëpunimit nga niveli qendror me pushtetin lokal, me theks të veçantë me Qendrat për Punë Sociale. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës