LAJMI I FUNDIT:

Reçica kërkon në Vjenë fillimin e negociatave për sigurimet sociale

Reçica kërkon në Vjenë fillimin e negociatave për sigurimet sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, së bashku me bashkëpunëtorë dhe ambasadorin e Kosovës në Vjenë, Sami Ukelli, u takua me përfaqësues të Ministrisë së Punës Mirëqenies Sociale dhe Mbrojtje të Konsumatorit në Vjenë të Austrisë dhe Udhëheqësin e Qendrës Evropiane për hulumtim dhe politika të mirëqenies sociale.

Reçica i njoftoi përfaqësuesit e Ministrisë për situatën në Kosovë, planin qeverisës dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Sipas komunikatës për media nga MPMS, ai u përqendrua në situatën sociale të qytetarëve të Kosovës dhe masat të cilat është duke i ndërmarrë qeveria e Kosovës për të përmirësuar mirëqenies sociale të tyre.


Ministria ka hartuar strategjinë sektoriale dhe planin e veprimit, si dhe planin e veprimit për të rinjtë në fushën e punësimit dhe theksoi se fokusi i qeverisë është që të ulë numrin e përfituesve të  asistencës sociale, duke punësuar përfitues nga kjo kategori dhe gjithashtu të rrisë punësimin e të rinjëve dhe grave, qoftë përmes vetëpunësimit, ndërmarrësisë dhe masave aktive të tregut të punës.

Reçica kërkoi nga bashkëbiseduesit që të fillojnë negociatat për marrëveshjen për sigurimet sociale në mes të Kosovës dhe Austrisë. Me këtë rast, ministri, u zotua se do të përmbushë obligimet e dakorduara mes palëve.

Përfaqësuesit austriakë e njoftuan ministrin edhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të shtetit të Kosovës dhe Austrisë dhe mundësitë e punësimit sezonal të qytetarëve të Kosovës, në fushën e agrokulturës dhe turizmit.

Palët në këtë takim u dakorduan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e politikave sociale dhe ndihmën e shtetit austriak për ngritjen e mirëqenies dhe rritjen e punësimit në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori