Artriti reumatoid prek miliona njerëz në të gjithë botën. Është një lloj sëmundje e kyçeve që mund të trashëgohet gjenetikisht. Prek bërrylat, gishtat, gjunjët, nofullat, madje dhe ijët
Artriti zakonisht shkakton dhimbje kur kyçet dhe tendinat preken nga inflamacioni. Kur ënjtja nuk trajtohet, mund të shkaktojë deformim në plan afatgjatë.
Për fat të mirë ekzistojnë ilaçe natyrale që mund të ndihmojnë në trajtimin e simptomave të artritit reumatoid. Më poshtë do të lexoni disa prej tyre.
Terapia e ujit
Një metodë që mund të përdorni për të trajtuar inflamacionin dhe dhimbjen e shkaktuar nga artriti reumatoid është terapia me ujë. Gjatë kësaj terapie, duhet të zhysni kyçin që ju dhemb në ujë të ngrohtë përreth një orë. Temperatura ujit duhet të jetë sa temperatura jonë e trupit, rreth 36 gradë Celsius.
Shafrani i Indisë
Një mënyrë tjetër për të reduktuar inflamacionin ose dhimbjen e kyçeve është të përdorni shafran Indie. Ai përmban kurkumin, i cili njihet për luftimin e inflamacionit, dhimbjeve dhe ngurtësimin e kyçeve. Mund t’u shtoni shafran Indie vakteve tuaja ose të përgatisni një pastë me të dhe ta aplikoni tek kyçet që ju dhembin.
Aloe Vera
Aloe Vera është gjithashtu e dobishme për të luftuar inflamacionin dhe dhimbjen e kyçeve si dhe përshpejton procesin e shërimit. Lëngu i Aloe Vera-s forcon sistemin imunitar dhe mbron kyçet nga ngurtësimi. Një tjetër plus është se Aloe Vera ndihmon në rigjenerimin e trupit nga dëmtimet që ka pësuar.
Borsa me ujë të nxehtë
Temperaturat e larta ndihmojnë në uljen e ënjtjes në kyçet me inflamacion. Merrni një borsë dhe mbusheni me ujë të nxehtë. Vendoseni në zonën e ënjtur dhe me dhimbje. Kjo do t’ju ndihmojë të reduktoni ënjtjen dhe të largoni dhimbjen.
Vaj eukalipti
Ky është një ilaç që është vërtetuar si efektiv në zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti. Ngrohni një sasi të vogël vaj eukalipti, më pas aplikojeni në kyçin e ënjtur. Mbështilleni me qese plastike në mënyrë që vaji të qëndrojë aty. Më pas vendosni një peshqir të ngrohur në avull për të aplikuar pak nxehtësi në zonën e ënjtur. Aplikojeni këtë medikament para se të shkoni në shtrat, kështu që do të ndjeni më pak dhimbje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës