LAJMI I FUNDIT:

Receta për smoothie që mjekët i rekomandojnë për pastrim të artereve

Receta për smoothie që mjekët i rekomandojnë për pastrim të artereve

Smoothie-t që përgatiten në blendera mund të jenë në plot kuptimin e fjalës eliksir për një zemër të shëndetshme.

Kjo për shkak se smoothie-t ju mundësojnë t’i përzieni një grumbull përbërësish të shëndetshme për ta krijuar një pije e cila jo vetëm se mban shije të mirë, por edhe ofron një sërë vlerash ushqyese.

Siç deklarojnë ekspertët botërorë, ka disa smoothie që mund t’i konsumoni çdo ditë për të pasur zemër të shëndetshme dhe mirëqenie më të mirë në përgjithësi.

Këto janë dy receta që ekspertët i rekomandojnë:

Receta me fara chia, dredhëza e boronica

Dredhëzat dhe boronicat kanë shumë veti, duke përfshirë vitaminë C dhe antioksidantë. Edhe farat chia ofrojnë acide efikase yndyrore që ndihmojnë në zhbllokimin dhe pastrimin e artereve.

Përbërësit:

– Një gotë qumësht (preferohet qumësht bajamesh) – 250ml
– Gjysmë gote boronica – 75g
– Një gotë dredhëza – 170g
– ¼ gotës fara chia – 60g
– ¼ gotës gjethe minti – 25g

Instruksionet:

– Pastroni dredhëzat dhe boronicat, pastaj preni në gjysmë.
– Vendosni frutat në blender (blejeni këtu me 10 euro zbritje duke shënuar promo code “Telegrafi1) dhe shtojeni qumështin.
– Shtoni farat chia
– Përzieni në blender për disa minuta
– Dekorojeni me gjethe minti për aromë më të mirë dhe pijeni menjëherë

Si t'i merrni zbritjet e Telegrafi Deals përmes Promo Code?
Lexo po ashtu Si t'i merrni zbritjet e Telegrafi Deals përmes Promo Code?
“]


Receta me lakër, karrotë dhe majdanoz

Kjo është smoothie me perime e cila është e pasur në kalcium, ndihmon në parandalimin e arterosklerozës dhe në formimin e bllokadave apo mpikjes të gjakut.

Përbërësit:

– ½ gotë lakër jeshile – 33g
– ¼ gotë majdanoz i prerë – 25g
– ½ gotë karota – 70g

Instruksionet:

– Pastrojeni lakrën dhe prejeni
– Pastrojeni majdanozin dhe përdoreni vetëm gjethet të cilat duhet t’i preni
– Qërojeni karotën dhe prejeni në kuba
– Vendoseni lakrën, majdanozin dhe karotën në blender. Nëse preferoni, mund t’i shtoni edhe ujl
– Përzijeni në blender dhe pijeni këtë smoothie në çdo mëngjes


 

Artikull i sponzorizuar

Më shumë