Tërheqja e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe rinovimi i sanksioneve vetëm sa i shton kaosin rajonit dhe vë në buzë të greminës rendin në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump më herët këtë muaj për të tërhequr SHBA-të nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe kalimi në një politikë të rinovimit të sanksioneve dhe përballjes, do ta bëjë të ardhmen e Lindjes së Mesme edhe më të pasigurt. Shenjat e këtyre javëve nuk kanë qenë inkurajuese.
Vendimi i Trumpit nuk mund të justifikohet nga ndonjë shkelje e marrëveshjes nga ana e Iranit. Është në fakt një rikthim i politikës së vjetër shumë të pasuksesshme amerikane të përballjes me Iranin. Dallimi i vetëm këtë herë është se administrata e Trumpit duket e vendosur të shkojë buzë luftës – dhe më tej – për të arritur çfarë do.
Nëse administrata ka ndonjë plan të mbajë në kontroll programin bërthamor të Iranit në mungesë të marrëveshjes bërthamore, atëherë po fsheh diçka prej tyre. Duke gjykuar nga retorika e administratës, do të mendohej se sulme ajrore kundër objekteve bërthamore të Iranit janë në tavolinë. Por, bombardimi vetëm sa do të vononte programin bërthamor Iranian, por nuk do ta ndalonte atë. A do të merrte më pas Trumpi në konsideratë një luftë masive në terren për të pushtuar vendin dhe për të rrëzuar regjimin? E dimë shumë mirë si funksionon kjo strategji nga hera e fundit që u provua.
Plani i Përbashkët i Veprimit (JCOAP) i arritur nga Irani dhe SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe Bashkimi Evropian nuk kishte synim vetëm të parandalonte garën bërthamore në rajon apo një përballje ushtarake. Ai supozohej të ishte hapi i parë për një rend të ri rajonal, më të qëndrueshëm ku do të përfshihej dhe Irani.
Rendi i vjetër u krijua nga Marrëveshja Sykes-Pikot i Luftës së Parë Botërore mes Britanisë dhe Francës dhe krijoi gjerësisht kufijtë kombëtar që njihen sot në rajon. Një shekull më vonë, është e qartë se rendi i vjetër është bërë relikë, duke qenë se nuk ofron më ndonjë stabilitet.
Në fakt, të gjithë lojtarët e rëndësishëm rajonalë – Izraeli, Irani, Arabia Saudite dhe Turqia – kanë kërkuar të influencojnë luftën në Siri dhe kanë çuar drejt një konflikti të pashpresë në të gjithë rajonin. Për shkak se asnjë vend nuk është i fortë sa duhet për të eliminuar apo nënshtruar të tjerët, kjo premton vite, në mos dekada, lufte.
Destabiliteti i rajonit mund të gjurmohet që nga pushtimi i drejtuar nga SHBA-të i Irakut më 2003. Me rënien e regjimit të Saddam Husseinit, Irani papritur fitoi një mundësi për të ndjekur një lloj thuajse-hegjemonie në rajon, duke filluar nga shiitët fqinjë. Dhe pas një seri gabimesh nga Perëndimi në Siri, Irani arriti të krijojë një prani të pasfidueshme që u shtri deri në Mesdhe.
Në këtë sfond u negociua JCPOA. Marrëveshja supozohej të riintegronte Iranin në rendin botërore, duke e inkurajuar të luante një rol rajonal më të përgjegjshëm. Por, vendimi i Trumpit e ka penguar këtë mundësi, duke e lënë rolin e Iranit në të ardhmen e rajonit në pikëpyetje. Mos u gaboni, gjithsesi: në një mënyrë ose në një tjetër, Irani do të mbetet një pjesë integrale e Lindjes së Mesme. Është një qytetërim i lashtë që nuk mund të anashkalohet apo shpërfillet, vetëm nëse dikush do të shtojë më shumë kaosin.
Pasi braktisi kornizën që ndikonte me mjete diplomatike dhe ekonomike Iranin, administratës së Trumpit i ka mbetur vetëm një alternativë tani, ndryshimi i regjimit. Qartazi, grabitqarët e Shtëpisë së Bardhë si këshilltari i sigurisë kombëtare, John Bolton, nuk kanë mësuar asgjë nga lufta e SHBA në Irak. Duke marrë parasysh dështimin për të sjellë stabilitet në atë vend ose në Siri, duhet të jetë e qartë se përshkallëzimi i një konflikti me një vend më të madh si Irani është thuajse aspak i rekomendueshëm.
Për fat të keq, JCPOA me gjasa nuk do të mbijetojë pas vendosjes së sanksioneve të SHBA. Firmat evropiane nuk mund të sakrifikojnë tregun më të madh amerikan vetëm për të mbajtur lidhjet e tyre me Iranin. Dhe sapo Irani të humbasë venën ekonomike nga Evropa dhe pjesë të tjera të botës, do të vendosë të rifillojë programin bërthamor ose do të tërhiqet nga Traktati i Mospërshkallëzimit Bërthamor, duke ngritur rrezikun e një lufte.
Për më tepër, Rusia dhe SHBA-të po e pengojnë më shumë mospërhapjen duke modernizuar arsenalët e tyre bërthamorë. Dikur liderët e tyre flisnin për pakësim të përbashkët të armëve dhe demontim të verifikuar, tani ata janë më të interesuar në krijimin e segmenteve që do të shërbenin si bunkerë të luftërave të mundshme.
Kur dy fuqitë kryesore bërthamore të botës sillen kështu, perspektiva e një lufte tjetër madhore në Lindjen e Mesme bëhet edhe më tmerruese. Në fund të fundit, përfshirja më e thellë e Rusisë në Siri, rreziku i përplasjes mes forcave ruse dhe perëndimore në rajon është tashmë në rritje. Dhe nuk mendohet se Rusia do të heqë dorë nga pozicioni i saj i ri i fuqisë duke praktisur Iranin.
Asnjë nga këto nuk është mirë për Evropën, që do të preket direkt nga një përshkallëzim i tensioneve në rajon, për shkak të afrimitetit gjeografik dhe detyrimeve historike ndaj Izraelit. Në këtë rast, BE do të duhet të kryesojë një zgjidhje të negociuar që zgjidh si synimet hegjemonike të aktorëve rajonalë ashtu edhe çështjen e kontrollit të armëve bërthamore dhe bashkëkohore.
Për momentin, Evropa duhet ta shohë veten si zëri i arsyes, duke mbajtur lart idenë e një ndryshimi paqësor rendi në Lindjen e Mesme – pavarësisht sa e vështirë mund të duket kjo për momentin. Evropianët i njohin shumë mirë pasojat e luftërave të pafundme hegjemonike. BE-ja u krijua në përgjigje të një lufte shekullore dhe të terrorit që solli Evropën buzë vetëshkatërrimit. Mësimi që atëherë ka qenë i qartë: vetëm pajtimi dhe bashkëpunimi mund të sigurojnë një rend rajonal paqësor. Mënyra si po vepron Trumpi – hegjemonia – nënkupton kaos. /Project Syndicate/BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Pati përplasje të ashpër me trajnerin, reagon Calabria dhe sqaron pse ndodhi kjo
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite