Receta e Sofia Lorenit është plot aromë dhe përgatitet në vetëm 15 minuta Përbërësit:- 250 g shpageta,- 60 g gjalpë,- 3 thelpinj hudhre,- lëvore të tre limonëve,- 60 ml lëng limoni,- 120 ml ajkë për zierje,- kripë,- piper,- 25 g parmezan të grirë në rende,- 1 grusht borzilok të freskët.

82493 spageti shutterstock iff


Përgatitja:

Pastën zieni në mënyrën e zakonshme. Prisni imët hudhrën, grini lëvoren e limonit dhe shtrydhni lëngun.

Shkrini gjalpin në një tigan të madh në temperaturë mesatare.

Skuqni hudhrën, shtoni gjysmën e ajkës për zierje dhe hidhni erëza sipas shijes. Ziejini për disa minuta, duke e përzier herë pas here.

Shtoni shpagetat e përgatitura, më pas hidhni sipër pjesën e mbetur të ajkës.

Shtoni lëngun dhe lëvoren e limonit dhe përziejini që të gjitha të bashkohet mirë.

Shtoni borzilokun e grirë hollë dhe spërkatni me parmezan përpara se ta shërbeni.

Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.