Arsyeja për rishikim të dytë të Buxhetit brenda për këtij viti, sipas Qeverisë, është sigurimi më i shpejtë i parave plotësuese kur vendi gjendet para katastrofave natyrale si kjo që ndodhi dy javë më parë. Megjithatë, Rebalanci u kundërshtua nga deputetët dhe ekspertë ekonomik, sipas të cilëve, mënyra se si Qeveria e propozon rishikim e buxhetit në të ardhmen, hap mundësi të reja që Qeveritë të miratojnë të njëjtat pa votën e deputetëve, njofton Koha.
Komisioni për financim dhe buxhet të enjten shqyrtoi propozimin e Qeverisë për rishikim të Buxhetit me qëllim të sigurimit të mjeteve plotësuese të nevojshme për të dëmshpërblyer qytetarët, të cilët pësuan dëme të mëdha nga vërshimet e 6 gushtit. Arsyeja për rishikim të dytë të Buxhetit brenda për këtij viti, sipas Qeverisë, është sigurimi më i shpejtë i parave plotësuese kur vendi gjendet para katastrofave natyrale si kjo që ndodhi dy javë më parë.
“Në rast të ekzistimit të gjendjes së krizës, mjetet e parapara në rezervat buxhetore mund të rriten me rishpërndarjen e mjeteve midis ministrive dhe organeve tjera shtetërore dhe për këtë vendos Qeveria, mirëpo zvogëlimi i mjeteve nuk guxon të jetë më shumë se 5 për qind me qëllim që të mos prishet funksionimi i rregullt i ministrive dhe institucioneve tjera shtetërore në kryerjen e detyrave të caktuara ditore”, thuhen në arsyetimin e Qeverisë së Maqedonisë. Gjithashtu, propozimi i Qeverisë parasheh që kur vendi është në gjendje krize, rishpërndarja e mjeteve të bëhet pa votën e deputetëve dhe me procedurë të përshpejtuar. Pikërisht mënyrën se si kjo Qeveri e planifikon në miratimin e rishikimit të Buxhetit pa votën e deputetëve, opozita e vlerëson si veprim jotransparent kur bëhet fjalë se si harxhohen parat e qytetarëve.
“Qeveria në këtë mënyrë dëshiron t’i ik rishikimit, i cili është mëse e nevojshme për shpërndarjen e parave nga Buxheti. Më saktë, nëse kemi parasysh se Buxheti peshon tre miliard euro, atëherë kështu siç parasheh Qeveria me ridestinim nga një ministri në ministrinë tjetër, apo në organet shtetërore, Qeveria mund të siguron 150 milionë euro. Për shembull, Buxheti i Ministrisë së Punës dhe Politikës Social është 600 milionë euro dhe nëse kësaj ministri i merren 5 për qind, i bie të jenë 30 milionë euro, që do të thotë se nuk ka nevojë Parlamenti të votojë”, deklaroi deputeti i LSDM-së, Marjanço Nikolov, njëherësh kryetar i Komisionit parlamentar për financa dhe buxhet.
Ndërkohë, ekspertët ekonomik thonë se vendimi i këtillë i Qeverisë për rialokimin e mjeteve nga ministritë dhe institucionet shtetërore pa votën e deputeteve në të ardhmen lë hapësirë që Qeveria të miratojë buxhete dhe rishikime pa pyetur deputetët.
Analisti ekonomik, Sllobodan Najdovski, vlerëson se Qeveria po shfrytëzon situatën e rëndë momentale të qytetarëve të vërshuar nga përmbytjet dhe po bën rialokimin e mjeteve në vlerë më të madhe se sa parashihet me propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit. “Nëse ndodhë kjo, lirisht mund të them se në të ardhmen Maqedonisë nuk i duhet Parlamenti. Sipas meje, me këtë mënyre direkt shkelet Kushtetuta, sepse Parlamenti i është organi i vetëm që miraton buxhete dhe bën alokimin e mjeteve financiare. Nëse ndodhë që këto mjete të ridestionohen pa votën e deputetëve, atëherë do të thotë se Republika e Maqedonisë po ndryshon sistemin politik dhe nga demokraci parlamentare, po kalon në shtet totalitar, ku për gjithçka vendos kryetari i partisë që është në pushtet”, akuzon Najdovski.
Njëjtë mendon edhe analisti ekonomik, Visar Ademi, i cili thotë se kjo Qeveri edhe njëherë po dëshmon jo transparencë kur bëhet fjalë për miratim apo rishikim të Buxhetit. “Vendimi i kësaj Qeverie që rialokimin e mjeteve nga ministritë dhe organet e tjera shtetërore prej 5 për qind të buxheteve vjetore tregon se rishikim e buxhetit do ta kalojë përmes një dere të vogël. Kjo, njëherësh do të thotë se të gjitha projektet strategjike dhe investimet jo kapitale që i planifikon t’i realizon deri në fund të këtij viti, e të cilat në opinion u kundërshtuan, tani gjen moment që më këtë propozim kështu siç është bërë, të sigurojë mjete plotësues edhe për projektet jokapitale”, thotë Visar Ademi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI e kanë shkatërruar tërësisht shëndetësinë, kanë blerë ilaçe miliona euro në klinikën e fëmijëve pa tender
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro
Siljanovska-Radev: Bisedat tona janë miqësore, vendosëm tonin për marrëdhëniet dypalëshe
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA
Gazifikimi i Korçës, projekti fillon vitin tjetër dhe pritet të përfundojë në 2027-ën
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit