Komisioni për financa sot e vazhdoi ditën e dytë të debatit në të cilën u shqyrtuan amendamentet për propozim-rebalancin e buxhetit të vitit 2016, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ashtu si edhe në miratimin e buxheteve paraprake dhe rebalancëve të tjera, edhe gjatë këtij rebalanci ministri i Financave dhe shumica parlamentare hedhin poshtë thuaja të gjitha amendamentet e propozuara nga opozita. Për refuzimin e amendamenteve të PDSh, deputetët e kësaj partie akuzuan BDI. Sipas tyre, partia shqiptare në pushtet lejon që përmes buxhetit shqiptarëve t’u vidhen nga një miliardë euro në vit.
“Amendamentet tona kanë të bëjnë me çdo sferë të jetës së shqiptarëve dhe të kishte sadopak njerëzim po edhe ndjenja kombëtare te këta të BDI, këto amendamente që moti do të ishin bërë projekte të realizuara, sepse amendamentet e PDSh në radhë të parë janë të arsyeshme, nevojë e vërtetë e qytetarëve dhe shqiptarëve dhe amendamente që sigurojnë kushte elementare për jetesë”, – ka deklaruar deputeti i PDSh-së, Bekim Fazliu.
Nga PDSh, ka reaguar edhe deputeti Ernad Fejzulahu. Ai i ka akuzuar deputetët e BDI, se janë shpirtshitur dhe me vetëdije mbështesin buxhetet dhe rishikimet e buxheteve në të cilat nuk janë të përfshirë shqiptarët.
“Le të vijnë këtu dhe le tu thonë qytetarëve se nuk ka ujë në Tetovë dhe ne nuk i pranojmë amendamentin e PDSh, që Tetova të ketë ujë. Nuk e pranojmë amendamentin që Spitali i Tetovës të ketë kushte minimale si klinikë, nuk e pranojmë amendamentin e PDSh, për largimin e deponive nga çdo skutë e qytetit të Tetovës, që edhe deponinë nuk e ndërtojnë sepse edhe me mbeturinat bëjnë krim dhe korrupsion”, ka thënë ai.
Opozita shqiptare ka propozuar disa qindra amendamente, ndërsa opozita maqedonase e bojkoton punën e Kuvendit, rrjedhimisht edhe debatin rreth rishikimit të buxhetit.
Propozuesi ka siguruar se me rebalancin janë paraparë edhe mjete për pagesë të pagave, pensioneve, transferimeve sociale dhe për subvencione për bujqit.
Ministri i Financave Kiril Minovski, nuk ka pranuar asnjë nga amendamentet ndërsa deputetët e BDI nuk ndodheshin në sallë. “Amendamenti nuk Pranohet”, ka qenë përgjigje më e shpeshtë e debatit të sotëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Keqpërdorimi i resurseve publike cenon integritetin e garës zgjedhore
VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
Dialogu strategjik me SHBA, Arifi: Kosova nuk po përparon, shumë vonë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025