Realizuan gola spektakolar për fitore, Di Francesco me fjalë të mëdha për dyshen shqiptare Çuni – Ibrahimovic
Frosinone ka marrë një fitore shumë të vlefshme në shtëpi, teksa ka mposhtur Empolin në kuadër të xhiros së 13-të me rezultat 2-1.
Ka qenë një ndeshje ku shqiptarët i kanë dhënë tre pikët Frosinones, pasi të dy golat u realizuan nga sulmuesit shqiptarë.
Marvin Cuni fillimisht në minutën e 58-të dhe Arijon Ibrahimovic 16 minuta më vonë realizuan dy gola të rëndësishëm për skuadrën kryeqyetase.
Trajneri i Frosinones, Eusebio Di Francesco ka folur fjalë të mëdha pas ndeshjes për dy talentët shqiptarë.
“Sulmuesit kanë dhënë gjithmonë shumë dhe në afatgjatë janë shpërblyer. Ky është shembulli i Çunit. Edhe pse nuk është stërvitur maksimalisht gjatë ditëve të funditbe kam hedhur në fushë dhe na shpërbleu me një gol mjaft të bukur”, tha Di Francesco, duke shtuar pastaj disa fjalë për Arijon Ibrahimivicin.
“Futbollistët duhet të reagojnë me personalitet ndaj gabimeve dhe kështu ndodhi me Ibrahimovic. Doja ta hidhja në fushë një muaj më parë, por nuk doja të rrezikoj. E shihja që rritej nga dita në ditë në stërvitje. Ka dëshirë të rritet dhe duhet të vazhdojë të punojë me të njëjtën përulësi si të javëve të fundit”, vazhdoi tutje Di Francesco.
Si Cuni ashtu edhe Ibrahimovic iu bashkuan skuadrës italiane nga gjiganti gjerman Bayern Munich, ku kanë lënë gjurmë te ekipi B i bavarezëve.
“E vërtetë, që ka pak Bayern te Frosinone pasi Cuni e Ibrahimovic vijnë nga ajo familje. Çuni është një qendër sulmues, që ka dëshirë dhe ilësitë e duhura për të lëvizur në të gjithë hapësirën e fushës. Duhet të jetë brenda lojës, për të shkuar më pranë portës dhe për të shënuar më shumë. Për Ibrahimovic më duket vetja si një baba dhe po mundohem ta menaxhoj ashtu siç duhet”, deklaroi ndër të tjera trajneri italian. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAncelotti drejt kalimit në Serie A – gjiganti italian ka nisur bisedimet me kampin e tij
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Ronaldo tregon për herë të parë si ndodhi largimi nga Real Madridi dhe do t’iu befasojë
Milani përfundoi afatin e çmendur kalimtar duke marrë katër përforcime në ditën e fundit
Tre yjet e mëdha të Real Madridit humbasin stërvitjen, pritet të mungojnë në Copa del Rey
Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze