LAJMI I FUNDIT:

Operacion policor kundër trafikimit me qenie njerëzore, legjitimohen 275 punëtorë dhe kontrollohen 36 lokale

Operacion policor kundër trafikimit me qenie njerëzore, legjitimohen 275 punëtorë dhe kontrollohen 36 lokale
Foto: Ilustrim

Të premten hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), së bashku  me njësitet tjera të PK-së dhe të Inspektorëve të punës, atyre të ATK-së e Inspektorëve komunal, kanë zbatuar Planin Operativ “Gushti 2022”.

Sipas njoftimit thuhet se gjatë realizimit të operacionit policor, janë kontrolluar 36 lokale të natës, ku nëntë lokale janë mbyllur nga inspektorët përkatës rreth parregullsive të hasura.

Po ashtu në njoftim thuhet se është gjetur një revole më katër fishekë dhe dy thika, janë iniciuar tri raste penale, është identifikuar në një lokal një viktimë e supozuar e trafikimit dhe janë legjitimuar 275 punëtorë të lokaleve (190 femra dhe 85 meshkuj).


Ndërsa tutje në njoftim bëhet e ditur se 134 punëtorë janë me shtetësi të Shqipërisë, 132 shtetas të Kosovës dhe të tjerët nga vendet e rajonit (Maqedoni, Serbi e Bullgari).

Ndërkaq, policia do të vazhdojë aktivitet në luftën kundër veprimtarive antiligjore në përgjithësi dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore në veçanti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori