Real Madridi duket se gjetur rrugën e duhur në La Liga, këtë herë fitoi edhe ndaj Espanyolit me rezultat 2-4.

Los Blancos ishin më të mirë ndaj skuadrës katalunase dhe në fund dituan me meritë.


Goli i parë në takim u shënua nga Karim Benzema në minutën e katër, nuk kaloi shumë dhe Luka Modric asistoi te Sergio Ramos (15') për 2-0.

Luka Modric 4 (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Dhjetë minuta më vonë vendasit ngushtuan epërsinë me anë të Leo Baptistaos, kurse pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-3 fal golit na Karim Benzema (45').

Pjesa e dytë filloi me dominimin e Los Blancos, kurse goli erdhi nga Gareth Bale në minutën e 67-të.

Gareth Bale 1 (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Raphael Varane u përjashtua me karton të kuq në minutën e 72-të, kjo motivoi paska vendasit të shënojë golin e dytë me anë të Roberto Rosales (81').

Pas kësaj fitore skuadra e Santiago Solarit renditet në vendin e tretë me 39 pikë, kurse Espanyoli në pozitën e 15-të me 24.

Në xhiron tjetër Los Blancos do të takohen me Alaves, kurse katalunasit me Villarrealin. /Telegrafi/

telegrafi sport app