Real Madridi e ka zhbllokuar rezultatin kundër APOEL Nicosias, në ndeshjen e vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Zhvillohej minuta e 23-të, kur Luka Modric realizoi një gol nga largësia për Los Blancos.


Mesfushori kroat e shfrytëzoi një top të kthyer për të goditur me vole, ndërsa topi u ndal në rrjetë (23’).

Mbretërit duan fitore për ta siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve dhe njëherësh do të përpiqen që ta zënë vendin e parë në Grupin H.

Nga katër xhirot e para, Reali ka regjistruar dy fitore, një barazim dhe një humbje dhe është i dyti në tabelë me shtatë pikë.

Me fitore në këtë ndeshje dhe me dështim eventual të Tottenham Hotspur ndaj Borussia Dortmundit, Los Blancos do të shpresojnë edhe për vendin e parë në grup. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6a8b7a

telegrafi sport app