LAJMI I FUNDIT:

Reali konfirmon lëndimin e Navasit

Reali konfirmon lëndimin e Navasit

Real Madrid ka marr një lajm të keq prej stafit mjekësor të klubit.

Keylor Navas ka pësuar një lëndim gjatë angazhimit me kombëtaren e Costa Ricës.

Portieri ishte pjesë e suksesit që bëri kostarikanët të jenë në fazën përfundimtare të botërorit për kombëtare, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm.


“Keylor Navas ka probleme me muskuj. Ai do të vazhdojë të rikuperohet”, shkruan në njoftimin e klubit madrilen.

Costa Rica në takimin e parafundit të kualifikueseve barazoi 1-1 me Hondurasin, ku Navas i liroi vendin Oscar Ramirezit.

Në këtë formë, Navas i bashkohet listës prej katër lojtarëve që do t’i mungojnë Realit gjatë ndeshjes së ardhshme në La Liga.

Los Blancos nuk do të kenë në vijim në dispozicion as Gareth Balen, Karim Benzeman, Mateo Kovacicin dhe Marcelon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

La Liga
Numrat prapa ndeshjeve të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit me Kosovën

Numrat prapa ndeshjeve të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori