Real Madridi ka fituar ndaj Leganes me rezultat 2-4.

Los Blancos ishin më të mirë edhe pse e filluan ndeshjen pa disa nga lojtarët kryesor.


GettyImages 664978194 Foto: Getty Images

Goli i parë në takim edhi nga James Rodriguez në minutën e 15-të pas asistimit nga James Rodriguez.

Pas golit nga kolumbiani ishte koha për spektakël nga Alvaro Morata, i cili me dy gola të shpejt (18’, 23’) e thelloi epërsinë e mysafirëve.

GettyImages 664960190 Foto: Getty Images

Vendasit befasuan duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Gabriel (32’) dhe Lucianos (34’) dhe me rezultatin 2-3 përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë edhe një herë në skenë doli Morata, i cili realizoi në minutën e 49-të.

GettyImages 664973792 Foto: Getty Images

Me këtë rast ai u bë spanjolli i parë që shënon het-trik për Realin që nga viti 2009, në atë kohë Raul ndaj Sevillas.

Pas kësaj fitore Real Madridi vazhdon në pozitën e parë me 71-pikë, i ndjekur nga Barcelona me 69, por katalunasit kanë një ndeshje më shumë. Kurse Leganes vazhdojnë në pozitën e 17-të me 27 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Atletico Madridit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5hd9mz_all-goals-highlights-hd-leganes-2-4-real-madrid-05-04-2017_sport

telegrafi sport app