LAJMI I FUNDIT:

Real Sociedadi mposhti Athletic Bilbaon në finale dhe fitoi trofeun e Copa del Rey pas 34 vitesh

Real Sociedadi mposhti Athletic Bilbaon në finale dhe fitoi trofeun e Copa del Rey pas 34 vitesh

Real Sociedadi është fituesi i trofeut Copa del Rey apo Kupës së Mbretit për sezonin 2019/20 në Spanjë.

Ndeshja, e cila u shty për 12 muaj me shpresën se tifozët nga të dy skuadrat do të ishin në gjendje të merrnin pjesë, ishte finalja e parë në histori në mes të dy klubeve më të mëdha baske.

Ashtu sikurse ishin pritjet shkoi edhe ndeshja, e cila ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat dhe përfundoi me vetëm një gol nga penalltia.


Ishte Sociedadi që ishte për një nuancë më e mirë dhe fitoi në fund 1-0 falë golit të shënuar nga Mikel Oyarzabal, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë që u akordua vetëm pas rishikimit të VAR-it.

Ky ishte triumfi i parë për Sociedadin pas plot 34 vitesh pritje, por ia vlejti pasi festa ishte e madhe si te lojtarët, ashtu edhe te tifozët jashtë stadiumit dhe në shtëpitë e tyre.

Kështu, Sociedadi do të festojë trofeun e tyre të parë të Kupës së Mbretit nga viti 1987, ndërsa Bilbao do të kthehet në Sevilla brenda dy javësh për finalen e sezonit 2020/21 kundër Barcelonës. /Telegrafi/