Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, William Pacho, ka tërhequr interesimin e Real Madridit për sezonin e ardhshëm.
Si një 23-vjeçar, Pacho ka shfaqur aftësi prej lideri në mbrojtjen e PSG-së, duke rënë në syrin e bordit të klubit madrilen.
Duke marrë parasysh se përforcimi i mbrojtjes është një prioritet për ‘Los Blancos’, emri i tij ka fituar fuqi si një nga opsionet e mundshme për t’u transferuar në kryeqytetin spanjoll sipas një raportimi nga Fichajes.
Rritja e reprezentuesit ekuadorian në vitet e fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Aftësia e tij për të lexuar lojën e kundërshtarit, loja e mirë në ajër dhe loja me këmbë e bëjnë atë një opsion atraktiv për klubet e mëdha.
Për më shumë, ai i përshtatet politikës së Real Madridit për të transferuar lojtarë të rinj në moshë për të ndërtuar një skuadër për të ardhmen.
Pacho ka bërë 34 paraqitje në të gjitha garat për PSG-në këtë sezon, ku 30 prej tyre kanë ardhur nga minuta e parë.
Sidoqoftë, ai ka kontratë me kampionin francez deri në vitin 2029 andaj nuk do të jetë aspak për Real Madridin për të siguruar shërbimet e tij.
Përveç kësaj edhe marrëdhënia e tensionuar mes dy klubeve shkaku i situatës së Kylian Mbappe mund t’i vështirësojë gjërat për Florentino Perez./Telegrafi/





















































