Gazetari Florian Plettenberg ka raportuar se mbrojtësi i Bayern Munichut, Alphonso Davies është afër nënshkrimit për të vazhduar kontratën me klubin gjerman.
Marrëveshja e re pritet të zgjasë deri në vitin 2030, në vend të 2029, siç u tha më parë.
Kjo do t’i mundësonte Bayern Munichut të shpërndajë kërkesat financiare në mënyrë më të barabartë gjatë kohëzgjatjes më të gjatë të kontratës.
🚨⏳ FC Bayern now believe they are in the final stages of securing Alphonso #Davies’ contract extension!
⚠️ As revealed, there are also dicussions about a deal extending until 2030. This is not yet decided, but it is possible.
This approach would allow the financial demands to… pic.twitter.com/gE9HGvEZcC
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 20, 2025
Davies do të fitojë 15 milionë euro bruto në vit sipas kushteve të reja.
Anësori kanadez mendohet se është i prirur për të zgjatur qëndrimin e tij me Bayern Munich, edhe pse Real Madridi kishte shprehur interesim të madh dhe kishte hapur bisedimet me agjentët e lojtarit. /Telegrafi/