Duket se ky vit ka filluar si mos më keq për Sergio Ramosin.

Pasi po vazhdon të jetë i lënduar, tani mbrojtësi spanjoll është infektuar edhe me coronavirus.


Në një njoftim nga Real Madridi, bëhet e ditur se Ramos ka rezultuar pozitiv në testimet e fundit dhe ai është në vetizolim.

“Real Madridi informon e lojtari ynë, Sergio Ramos, është testuar pozitivisht me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ramos thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të qëndrojë për 10 ditë në karantinë. /Telegrafi/

telegrafi sport app