LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ndalet nga Osasuna, kreu i tabelës i mbetet Barcelonës

Real Madridi ndalet nga Osasuna, kreu i tabelës i mbetet Barcelonës

Real Madridi është ndalur nga Osasuna në kuadër të javës së shtatë në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Los Blancos e filluan furishëm takimin, por që pa arritur që të tundin rrjetën kundërshtare deri nga fundi i 45 minutave të parë.

Ishte minuta e 42-të e takimit, kur David Alaba asistoi te Vinicius Junior, që shënoi për 1-0.


Dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve, derisa në 45 minutat e dytë Osasuna u tregua më solide.

Ishte minuta e 50-të e ndeshjes, kur Unai Garcia asistoi te Kike Garcia, që i barazoi shifrat në 1-1.

Kampioni në fuqi mund ta kishte fituar ndeshjes, po mos të dështonte Karim Benzema nga pika e bardhë në minutën e 79-të.

Sulmuesi francez ia doli në minutën e 81-të ta tunde rrjetën kundërshtare, por goli i8 tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Osasuna u mbajt deri në fund, për të fituar një pikë në “Santiago Bernabeu”.

Ky është barazimi i parë i Real Madridi në ligë pas gjashtë  ndeshjeve me fitore, ndërsa tani ka rënë në vendin e dytë me 19 pikë, aq sa ka edhe lideri aktual Barcelona, gjersa në xhiron e tetë takohen me Getafen. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste

Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste

Përfaqësuesja e Kosovës
Martin Zubimendi gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier

Martin Zubimendi gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier

Premier League
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por

Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por "nuk i kushtoi vëmendje"

La Liga
Kalo në kategori