Flitej se Juventusi do ta ofrojë në radhët e veta, Zinedine Zidanen, por lajmet e fundit që vijnë nga Spanja, flasin për një rikthim të tij te Real Madridi.

Sipas El Chiringuito, humbja 4-1 e Real Madridit ndaj Ajax të martën ka bërë që presidenti Florentino Perez të marrë 'masa urgjente'.


Lajmet e fundit që vijnë nga atje shkruaje se klubi është gati për t'i ofruar edhe një herë frenat e skuadrës trajnerit francez.

Zidane Perez e1524765396284 Florentino Perez - Zinedine Zidane (Getty Images)

Zidane do ta kishte hedhur poshtë mundësinë për t'u rikthyer në mes të sezonit, por sipas burimeve ai ka shprehu gatishmërinë për të filluar përsëri me klubin nga sezoni i ardhshëm.

Në mes të raporteve thuhet se Perez ka mbajtur një takim urgjent pasi periudha e Los Blancos në dominimin e Ligës së Kampionëve ka marr fund.

Zidane1 1 Foto: UEFA/ChampionsLeague

Juve nga ana tjetër mendohej se do ta afronte Zizoun, pasi shihej si  objektivi numër një i tyre për të zëvendësuar Max Allegrin.

Allegri me shumë gjasë do të largohet në fund të sezonit. /Telegrafi/

telegrafi sport app