Real Madrid thuhet se është i gatshëm të sakrifikojë shansin e tyre për të transferuar yllin e PSG-së, Kylian Mbappe, pasi ata e duan Jude Bellinganin.

Francezi thuhet se është rishfaqur si një objektiv i ardhshëm për Los Blancos pas forms së tij të shkëlqyer në Kupën e Botës me Francën.


Sulmuesi 24-vjeçar vendosi të mos transferohej në kryeqytetin spanjoll si lojtar i lirë verën e kaluar, duke zgjedhur të ri-nënshkruante me PSG-në.

bellingham

Megjithatë, Los Blancos janë të gatshëm të braktisin projektin e tyre disa vjeçar, në mënyrë që të nënshkruajnë me mesfushorin anglez.

Endrick është nënshkruar zyrtarisht nga Palmeiras dhe do të transferohet në Santiago Bernabeu në vitin 2024. Ndërkohë, gjigantët e La Ligës pritet të vazhdojnë ndjekjen e tyre për nënshkrimin e Bellingham.

Real Madridi besohet se është i gatshëm të ofrojë 130 milionë euro për kartonin e mesfushorit, por jo edhe t’i ofrojë pagë të lartë. /Telegrafi/

1 1

telegrafi sport app