Real Madridi ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Leganes në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të La Ligas.

Mbretërit kanë vazhduar serinë pozitive pasi kanë fituar edhe ndeshjen e tretë nga tri të zhvilluara deri më tani në kampionatin elitar spanjoll.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Gareth Bale (18'), Karim Benzema (50', 61') dhe Sergio Ramos (66') për Realin, ndërsa për Leganes shënoi Guido Carillo (24').

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi francez, Benzema, i cili pas dy golave u notua me 8.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mesfushorin anësor i Leganes, Nabil El Zhag, që u vlerësua me notë 5.6. /Telegrafi/ Real Madrid:

notat reali e1535835052717

Leganes: 

notat reali 1 e1535835088578

telegrafi sport app