Real Madridi ka arritur të shënojë fitore ndaj Villarrealit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në La Liga.

Ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane ka arritur t'i kthehet fitoreve në kampionat pas dy ndeshjeve, duke triumfuar në Santiago Bernabeu.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Mariano Diaz (2', 49') dhe Jesus Vallejo (40') për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Gerard Moreno (11') dhe Jaume Costa (90+).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi i Villarrealit, Moreno, i cili u vlerësua me notë 9.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për Alfonso Pedraza dhe Pablo Fornals që u notuan me 5.8.

Real Madrid:

notat reali e1557074320982

Villarreal:

notat reali 1 e1557074342923

/Telegrafi/

telegrafi sport app